• |
ide | kryesore

Krimeve e Rënda lënë në burg Orest Sotën i cili u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Tahirit

Lajme, Të fundit



Orest Sota do të vazhdojë të rrijë në burg. Ky është vendimi i marrë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ky i fundit u arrestua teksa lëvizte me 863 mijë euro në makinë si dhe dy patenta për skaf që i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë seancës së sotme është lënë në fuqi vendimi për “arrest me burg” duke rrëzuar kërkesën e Sotës për ndryshim të masës së sigurisë.

Sota u kap rreth 2 muaj më parë me shumën e eurove dhe me patentat e Tahirit, por ai u shpreh se paratë i kishte për të paguar hekurin që do të blente, ndërsa për patentat u shpreh se i kishte harruar shoferi i Tahirit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *