• |
ide | kryesore

Nëse KQZ u heq mandatin Rakipit dhe Rahovicës, këta janë dy deputetët e rinj të Kuvendit

Lajme, Të fundit
kuvendi-2.jpg



Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica për shkak se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale, është tashmë në dorën e KQZ-së. Kjo e fundit do të vendosë për pranimin ose rrëzimin e kësaj kërkese.

Por nëse KQZ me shumicë votash vendos t’ia djegë mandatet këtyre dy deputetëve, vendi i tyre në Kuvend do të zihet nga dy femra.

Në listën e qarkut Elbasan merr mandatin Florenca Halili, ndërsa në listën e qarkut Berat merr mandatin Silvia Caka, e cila ka qenë deputete edhe në legjislaturën e kaluar. Prokuroria pretendon se dy deputetët e PDIU dhe LSI-së janë arrestuar në Itali për vepra penale, por kanë përdorur identitete të tjera.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *