• |
ide | kryesore

Pas ‘tradhëtisë’ në Tiranë dhe Durrës, LSI bashkon votat me PD në Shkodër për buxhetin

Lajme, Të fundit



Pas ‘tradhëtisë’ që i bëri në Tiranë dhe në Durrës, LSI po mundohet t’i qëndrojë besnike PD-së në këshillat bashkiakë me shumicë të djathtë. Kështu, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat sot votat në Këshillin Bashkiak të Shkodrës duke mundësuar miratimin miratimin e buxhetit me 31 vota.

Sa i takon këshillave bashkiakë, në Tiranë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj i janë dashur në dy muajt e fundit katër vota nga LSI për ta kaluar disa vendime të rëndësishme, mes të cilave edhe buxhetin e vitit të ardhshëm, vota të cilat ai i ka siguruar. Po ashtu edhe në bashkiëne Durrësit kishte një rrjedhje votash nga LSI, ku 4 prej anëtarëve të kësaj partie bashkuan votat me Vangjush Dakon.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *