• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon djegien e mandatit të Aqif Rakipit

Kryesore



Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së në Elbasan, Aqif  Rakipi dhe deputetit të LSI-së Gledion Rahovica. Kërkesa është firmosur nga Shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi, dhe u dorëzua sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Dyshohet se deputetët kanë gënjyer për të kaluarën e tyre në formularin e dekriminalizimit, në lidhje me problemet që kanë pasur në të shkuarën me drejtësinë. Për deputetin e LSI-së në Berat, organi i akuzës pretendon se ai është arrestuar për vjedhje, por ka përdorur emra të tjerë të padeklaruar.

Lapsi.al sjell më poshtë formularin e vetëdeklarimit nga deputeti i Elbasanit dhe deputetit të Beratit.

Aqif Rakipi

Siç shihet, Aqi Rakipi ka deklaruar se gjeneralitetet e mëparshme të prindërve të tij kanë qenë Karaman (babai) dhe Violeta (nëna). Ndërsa gjeneralitetet e tyre aktuale janë Kahraman (babai) dhe Nurije (nëna). Nuk dihen arsyet përse prindërit e tij figurojnë me dy emra dhe as pse Prokuroria pretendon se Rakipi ka fshehur të kaluarën e tij. Burime të  Lapsi.al nga organi i akuzës thonë se Aqif Rakipi ka pasur probleme me drejtësinë në Itali. Hetimet ndaj tij kanë nisur rreth 6 muaj më parë . Deputeti i PDIU-së deklaron se ka jetuar në Milano në periudhën 1993-1999 për arsye emigrimi.

Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndaj kësaj kërkese të Prokurorisë. Kujtojmë që KQZ  më herët ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i hequr mandatin kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi  dhe kryebashkiakut të Mallakastrës,  Agron Kapllanaj.

Gledion Rahovica

Deputeti i Beratit për të cilin kërkohet heqja e mandatit nga Sektori i Dekriminalizimit në prokurori, ka dorëzuar formular të pastër në KQZ. Në të kaluarën e tij Gledion Rahovica pranon se ka jetuar për 5 vjet në Itali, kohë kur ka kryer studimet në Romë. Nuk dihet çfarë ka zbuluar shefja e Sektorit të Dekriminalizmit në prokurori, Rovena Gashi, pasi dokumenti në KQZ mbahet ende i fshehtë. Më poshtë mund të lexoni formularin e dekriminalizimit të dorëzuar nga deputeti i LSI-së Gledion Rehovica.

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Nuk ka mundesi te jete demtuar qifja. Ai ka qene nje bukepjekes i zoti, e blente “miellin” dhe e shiste te gatshem si buke. Ndersa ky i LSI nuk ka mundesi te kete qene hajdut se edhe ish krrietarin edhe krrietaren e ndermarrjes nuk i ka hajdute fare……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *