• |
ide | kryesore

Prokuroria kërkon heqjen e mandatit, ky është deklarimi i Aqif Rakipit në formularin e dekriminalizimit

Lajme, Të fundit



Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e PDIU-së në Elbasan, Aqif  Rakipi. Kërkesa është firmosur nga Shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi, dhe u dorëzua sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Dyshohet se deputetët kanë gënjyer për të kaluarën e tyre në formularin e dekriminalizimit, në lidhje me problemet që kanë pasur në të shkuarën me drejtësinë. Lapsi.al sjell më poshtë formularin e vetëdeklarimit nga deputeti i Elbasanit. Siç shihet, Aqi Rakipi ka deklaruar se gjeneralitetet e mëparshme të prindërve të tij kanë qenë Karaman (babai) dhe Violeta (nëna).

Ndërsa gjeneralitetet e tyre aktuale janë Kahraman (babai) dhe Nurije (nëna). Nuk dihen arsyet përse prindërit e tij figurojnë me dy emra dhe as pse Prokuroria pretendon se Rakipi ka fshehur të kaluarën e tij. Nga ana tjetër deputeti i PDIU-së deklaron se ka jetuar në Milano në periudhën 1993-1999 për arsye emigrimi.

Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndaj kësaj kërkese të Prokurorisë. Kujtojmë që KQZ  më herët ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i hequr mandatin kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi  dhe kryebashkiakut të Mallakastrës,  Agron Kapllanaj.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *