• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i 28-vjeçarit që vrau babain e tij: E godita me çekiç dhe e hodha në liqenin e Farkës

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e të dielës Tiranë u trondit nga krimi makabër i një 28-vjeçari nga Shkoza, i cili vrau babain e tij me çekiç dhe më pas e hodhi në liqen. Ditën e sotme Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për autorin e krimit, Selmani Aliaj. 28-vjeçari Aliaj ka lexuar dëshminë e tij tronditëse në sallën e gjyqit, teksa ka pranuar krimin e rëndë dhe sqaruar se si e ka kryer atë.

I riu ka deklaruar se e ka vrarë të atin të dielën, pasi ai i kishte thënë që të martohej dhe se nusen do ta kishin të dy bashkë. Selman Aliaj e ka goditur me çekiç pas koke dhe e ka futur në makinën e vëllait për ta çuar te liqeni i Farkës, por kur ka hapur bagazhin e makinës te liqeni ka vënë re që babai merrte ende frymë dhe ai e ka goditur në pjesën ballore, duke i shkaktuar vdekjen.

“E vrava, pasi pasditen e 22 dhjetorit rreth orës 17:00 kur po shkarkonim materiale tek oborri i shtëpisë me ‘dumdum’ më tha ‘martohu dhe nusen do e kemi të dy’. E godita disa herë me çekiç dhe e fsheha në bagazhin makinës dhe e hodha në liqenin e Farkës. Pas vrasjes u largova për në Kukës. Më fejuan me zor, unë doja të ikja në Gjermani te vëllai”, – është shprehur autori i krimit në dëshminë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *