• |
ide | kryesore

Saimir Tahiri në Apel, kërkon pasaportën dhe kartën e identitetit

Lajme, Të fundit



Për të pasur sërish dy patentat e skafit, Saimir Tahiri nuk ka asnjë shpresë, sepse ato janë bllokuar si prova materiale në çështjen hetimore të Orest Sotës.
Por ish Ministri i Brendshëm ka shpresë se do t’i rikthejnë pasaportën dhe kartën e identitetit, të cilat i janë bllokuar, për shkak të dyshimeve se mund të arratiset jashtë Shqipërisë.
I shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia, Tahiri u paraqit në Apelin për Krimet e Rënda, për të ankimuar vendimin e gjykatës, e cila i pengoi çdo mundësi për të lëvizur jashtë vendit.
Tahiri akuzohet për trafik narkotikësh të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *