• |
ide | kryesore

Tërhiqet Prokuroria, lokali 3-katësh i kthehet familjes Tata, flet vëllai i të akuzuarit për prostitucion

Lajme, Të fundit



Iu bllokua lokali pas arrestimit të vëllait, Prokuroria heq sekuestron. Vëllai i Frederik Tatës tregon se organi i akuzës ka reaguar, pas thirrjes së tij, pasi dy katet e sipërme të lokalit shërbenin dhe si banesë për familjen Tata. Kjo ndërtesë u bllokua, kur Policia sekuestroi një shumë parash e bizhuterish në momentin e arrestimit të Frederik Tatës në nëntor, i akuzuar si kreu i një rrjeti të prostitucionit.

Viljam Tata, vëllai i Frederikut, bëri thirrje që ndërtesa të zhbllokohej, ndërsa organi i akuzës ka vepruar menjëherë. Pas këtij vendimi të prokurores Marsida Frashëri, Tata është i kënaqur që ai rikthehet në banesën e tij dhe lokalin e vëllait për të rinisur punën dhe jetesën në mënyrë normale.

Në fakt jam shumë i lumtur që në fund drejtësia po nis që të vihet në vend. Ishte e pakuptueshme se përse ndërtesa jonë qëndronte e bllokuar në një kohë kur Policia kishte kryer veprimet dhe hetimet prej kohësh. Siç e thashë, edhe në ditën e gjyqit të vëllait tim, kjo ndërtesë nuk është një hotel, siç është thënë, por është një shtëpi banimi normale për dy familjet. Në katin e parë, siç dihet, është lokali që është me të gjitha rregullat e mundshme dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Pastaj, në katin e dytë është banesa ku jetoj unë, ndërsa në katin e tretë është banesa e Frederikut.”, – shprehet Viljan Tata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *