• |
ide | kryesore

Vdekja e Florenc Beqiraj, reagon spitali në Marsejë: Vdiq pavarësisht kujdesit që iu dha atij

Lajme, Të fundit



Spitali i Marsejës ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Florenc Beqirajt më 21 dhjetor. Një zëdhënës i Spitalit ku humbi jetën i riu, ka thënë për “Reuters”, se 23-vjeçari shkodran “vdiq pavarësisht kujdesit që i ishte dhënë atij” nga ana e personelit mjekësor atje. Në reagim, nuk përmendet asgjë lidhur me akuzat e familjarëve, se Beqirajt i hoqën tubin e oksigjenit që e mbanin në jetë duke mos pyetur të afërmit. Vdekja e Florenc Beqirajt ka shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri.

Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azil. I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente. Më 14 dhjetor, Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij të paraburgimit në Marsejë.  23-vjeçari u transportua në spitalin publik të qytetit francez, ku pas një jave në gjendje kome, humbi jetën.  Sipas familjarëve, Florenci u dhunua në qeli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *