• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Bomberi” Harry Kane i jep fund “diktaturës” së Messi dhe Ronaldo

F1, Sport



Prej vitit 2010 në Europë nuk shënonte askush më shumë se ata. Messi ose Ronaldo shpalleshin çdo vit golashënuesi më i mirë për shkak të numrit të golave të shënuar në një vit kalendarik. Edhe këtë vit Cristiano dhe Messi ishin në garë, por gjatë “El Calsico” asnjëri prej tyre nuk ia arriti qëllimit.

Portugezi dhe argjentinasi kishin nga 53 gola secili. Me golin e shënuar Messi shkoi në 54, ndërsa Cristiano mbeti në vend. Pak orë më pas Harry Kane shënoi 3 gola ndaj Burnley duke arritur nivelin e 53, aq sa Messi, dhe duke u futur në luftë të plotë për titullin e kryegolashënuesit të vitit.

Këtë të martë sulmuesi i Tottenham shënoi edhe 3 gola të tjerë ndaj Southampton. Me 56 gola, Harry Kane është futbollisti që ka shënuar më shumë në Europë në vitin 2017. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *