• |
ide | kryesore

VIDEO E RRALLE/ Kur Janullatos u zgjodh Kryepeshkop, salla brohoriste: Fan Noli! Fan Noli!

Dossier



Ishte 2 gushti i vitit 1992. Në Tiranë do të shënohej një ngjarje e rrallë. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare do të zgjidhte kreun e saj. Në fillim u krye një ceremoni në Hotel “Tirana” me krerët e Kishës dhe më pas u krye ceremonia e shugurimit të Anastas Janullatosit si kreu i saj në kishën ortodokse pranë rrugës së Kavajës.

Historiani Kristo Frashëri në kujtimet e tij shkruan se kjo ceremoni shkeli disa nene të kodit kishtar pasi shugurimi nuk quhet i ligjshëm nëse dikush e kundërshton në sallë. Siç duket edhe nga video e mëposhtme që qarkullon në youtube një grup shqiptarësh në sallë brohoriste për Fan Nolin dhe këndonte këngë shqiptare.

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Republikës Ilir Meta i dha Janullatosit nënshtetësinë shqiptare pas një pritjeje 25 vjeçare. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Në fund të Shërbesës kishtare të fronëzimit të primatit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në Kishën Katedrale, një grup i vogël njerëzish pa lidhje me Ortodoksinë, nën drejtimin e deputetit mysliman z. Uran Butka, u futën në kishë dhe hodhën parulla kundër Kryepiskopit, (jashtë kishës ndodheshin edhe dy deputetë të tjerë jo orthodhoksë A. Baleta dhe B. Reso në mbështetje të tyre.), duke kënduar këngë patriotike dhe duke thirrur “i padenjë”. Siç argumentohet edhe nga artikulli i z. Xoxe, që u ribotua në gazetën Shqiptare, 28.09.2010, si edhe nga intervista e z. Bardhyl Fico, ish-Sekretar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, botuar po aty, ky veprim çdo gjë tjetër ishte veçse spontan jo. Ishte planifikuar një natë më parë nga qarqe politike qeveritare. Kjo gjë dëshmohet edhe në fund të videos, ku censuruesit i ka shpëtuar zëri i një besimtar që pyet i çuditur se “cilët janë këta maskarenj”, që s’i kishte parë asnjëherë në kishë.
    Megjithatë, mbështetja e padiskutueshme dhe besimi i dhënë me gjithë shpirt i qindra besimtarëve ortodoksë shqiptarë që kishte mbushur kishën shpërtheu me brohoritje në mbështetje të kryepeshkopit Anastas (siç tregohet në minutën 1.27—1.50, 2,54-3,00 edhe pse videoja është e censuruar dhe e montuar (gjë që dëshmohet në min. 1.50 nga paraqitja e një flamuri grek pa lidhje në video). Besimi dhe përkushtimi i pandërprerë i ortodoksëve shqiptarë ndaj primatit të tyre Anastas Janullatosit zhvlerësoi çdolloj përpjekje minuese ndaj tij nga qarqe jashtë.
    Këtë të vërtetë e pohon edhe Sotir Mano, armiku i betuar i kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili në një artikull të tij në gazetën Drita thotë “Sali Berisha ishte ai qё e firmosi kurorёzimin e z. Janullatos kryepeshkop. Me paturpёsinё tipike dhe i ndёrgjegjshёm pёr kёtё veprim antishqiptar, Berisha thёrriti nё zyrё Uran Butkёn qё sa pёr tё larё gojën, tё bёnin njё protestё butaforike nё kishё ditёn e kurorёzimit tё Janullatosit kryepeshkop. Si Berisha, edhe Butka, e dinin qё kjo protestё ishte si kofini pas tё vjelave, megjithatё e lanё gojёn. Makinacione tipike tё llojit Berisha poshtёruese pёr dinjitetin e shqiptarit”.

  2. ate cfar se pranon populli ,as politikanet as bota nuk mund tua imponojne shqiptareve ,populli eshte masa njerzore qe permbys cdo padrejtesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *