• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vjedhje në 20 sekonda në Tiranë, por planin e prish policia

Lajme, Të fundit



Udhëtonte nga Saranda në Tiranë vetëm për të vjedhur. Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar 34-vjeçarin Ardit Shehu që së bashku me një tjetër person, ende i paidentifikuar kanë vjedhur një sërë supermarketesh.

Në videon e shpërndarë nga policia duket se si ata në pak sekonda thyejnë një supermarket dhe largohen sapo vënë re se po afrohet një makinë e uniformave blu.

Pas një ndjekje për disa minuta, 34-vjeçari është ndaluar në rrugën ”Abedin Dine”. Personi i dytë ka mundur t’i shpëtojë policisë, duke përfituar edhe nga errësira. I arrestuari Ardit Shehu identifikohet edhe me dy emra të tjerë, Klejdi Nelku dhe Jeton Nelku. /lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *