• |
ide | kryesore

Bako Balili tregon telefonatën me Klemendin 3 muaj më parë

Lajme, Të fundit



Ndërsa prej më gati 9 muajsh është një nga personat më të kërkuar nga policia, Klemend Balili vazhdon të komunikojë në telefon me familjen e tij. Bashkim Balili, i vëllai tregoi për Ora News se telefonatën e fundit e pati tre muaj më parë.

“Tre muaj më parë kam komunikuar në telefon, madje më ka marrë në telefon. Nuk e di se ku se ku ndodhet. E kam pyetur dhe i kam thënë që duhet të vijë, dhe pse vjen të dorëzohet shprehimisht më ka thënë: Ata që e nisën para 10 viteve këtë skenar janë të njëjtët persona që ndërtuan të njëjtin skenar. Nuk ka besim tek drejtësia sepse është në ndikimin e politikës, derisa drejtësia do të ecë në binar të drejtë unë do të paraqitem. Dhe kështu siç është drejtësia, nëse do të më çojnë në bankën e të akuzuarve dhe të më dënojnë do njoh vendimin”, ka rrëfyer Bashkim Balili.

Sipas kësaj dëshmie i ashtuquajturi “Eskobar i Ballkanit” pretendon për një skenar të thurur kundër tij, i cili ka nisur 10 vite më parë duke aluduar kështu edhe për përfshirje të politikës.©Lapsi.al



1 Comment

  1. nuk ke faj ti jo ,as qelbesira ruse e stalinit rama,as coftira e hrushqov ruqi,as kalbesira e te dyve xhafa ,por populli derr,lop,krymb qenefi,kazan,pleh ju qe ju mban.sa me shum mut i jepni aq me shum ju votojn ,por jo se duan por sepse jan derra ,dele ,pra shiten ne pazar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *