• |
ide | kryesore

Basha e nis sot nga Tirana aksionin opozitar, paralajmërohen protesta në janar

Lajme, Të fundit
basha12.jpg



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur nga dita e sotme në Tiranë takimet me bazën, për t’u përgatitur për protestat e paralajmëruara të janarit, pas vendimit të partisë për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.

Lulzim Basha pritet t’i vijojë takimet me qytetarët edhe ditën e nesërme në qytetin e Lezhës, ku do të ketë një bashkëbisedim me ta, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

Para takimeve, Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh, për bashkëbisedim. Të njëjtat burime tregojnë se Basha do të bëjë një tur në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë ku do takohet me qytetarët për të biseduar për situatën aktuale dhe për protestat e opozitës që do të fillojnë në janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *