• |
ide | kryesore

Basha nis takimet me qytetarët: Viti i fundit i Ramës dhe Tahirit, protesta pa pushim deri në largim

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës për t’i dhënë fund sundimit mafioz të Edi Ramës, i cili ka për qëllim të përdorë çdo mjet për të ruajtur pushtetin dhe pasurimin personal, kundër interesit të shumicës së shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e kishte bashkimin me shqiptarët lejtmotiv të turit të takimeve me qytetarët, tur të cilin e nisi nga Tirana.

“Kjo situatë është e paqëndrueshme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimtare të së keqes. Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur” – u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *