• |
ide | kryesore

Dashuria për Trumpin si dashuria e dikurshme për Stalinin

1, 2, Arkiva, Ide
lubonja2.jpg

Histeria që kapi politikën opozitare, pas votës pro rezolutës së OKB-së për mosnjohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ku spikatën deklarimet e Berishës, e Bashës, të Kryemadhit, të Tritan Shehut, të Ben Blushit e më në fund, si qershia mbi tortë, letra e ndjesës së Presidentit Meta dërguar Trumpit vlejnë shumë për t’i bërë një skaner gjendjes së mendimit politik shqiptar. E them me dëshpërim, por ky reagim tregoi gjendjen e izolimit intelektual e shpirtëror, në të cilën ndodhet klasa jonë politike e kthyer vetëm nga vetvetja dhe e motivuar vetëm nga një luftë e vogël meskine për para dhe për pushtet brenda lloji.

E para gjë që tregoi ky reagim është se, ashtu si e brendshmja edhe politika jonë e jashtme vazhdon të funksionojmë me mendësinë e kohës së Hoxhës. Politikanët tanë, me të njëjtën metodë siç i dhanë komunistët Jugosllavisë, BS-së, Kinës popullore rolin e Zotit të tyre mbi tokë, tani ia kanë dhënë këtë rol SHBA-ve dhe, pasi i kanë dhënë po vetë Shqipërisë rolin e fëmijës së zgjedhur të këtij Zoti, anatemojnë si tradhtar e armik çdokënd që guxon të prekë sadopak këtë zot. Për ta përforcuar këtë gjejnë edhe armikun e jashtëm, të cilit i shërbejnë tradhtarët. Në rastin konkret këtë rol e mori Erdogani, tek i cili u shtresëzuan tërë armiqësitë që nga ajo ndaj “pushtuesve osmanë”, deri tek Erdogani diktator.

Duhet thënë se Rama nuk e bëri votimin pro, sepse ka ndonjë mendësi tjetër nga ajo e manipulimit të shqiptarëve me të fuqishmit e kësaj bote. Mjaft të kesh parasysh se tërë pisllëqet që bën brenda vendit kërkon t’i mbulojë me atë se të fuqishmit e botës, që mbështesin atë, nuk kanë thënë asgjë për bëmat e tij. E bëri, sepse mendoi se në këtë rast është më e fuqishme Europa e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë etj., si dhe lobi amerikan antiTrump në SHBA, që mbështet atë, sesa një Trump i mbështetur nga disa vende pa asnjë peshë. Këtë e tregoi përgjigja e ministrit të tij të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nuk dha asnjë argument shqiptar për të na shpjeguar këtë votë, thuaj po deshe në emër të sistemit të vlerave të partisë së tij, por u mbrojt duke përdorur zotin tjetër: BE-në – “Votuam ashtu se ndoqëm linjën e BE-së.”, – çka ishte një manipulim me të fuqishmit edhe ajo. Thënë kjo, duhet pranuar se ky ishte një votim i drejtë dhe se ta quash këtë votim tradhti ndaj SHBA-ve, siç ulëriti Berisha në krahun tjetër, i ndjekur nga shumë të tjerë, më duket patetizëm propagandistik i stilit më të keq, në fakt një shërbim i madh që i bëjnë kundërshtarit të tyre politik.

E dyta gjë që tregoi ky reagim është se, edhe pas 25 vjetësh gjoja pluralizëm politik, ne nuk kemi arritur ende të kemi pluralizëm për sa i përket vizioneve që kemi për botën, ideologjive apo sistemeve të vlerave në të cilat besojmë e të cilave duhet t’u qëndrojmë koherent, pavarë- sisht interesave tona të parasë apo pushtetit. Duket se partitë tona të vetmin program kanë atë sesi të gjejnë gurin e parë që iu del përpara për të sulmuar kundërshtarin e tyre shpesh, edhe pa inteligjencën për të parë se guri, që kanë zgjedhur, mund t’u kthehen kundër si bumerang. Si ka mundësi që LSI-ja bërtet kaq shumë pro Trumpit, ndërkohë që do të duhej të ndjehej shumë më pranë Partisë Demokratike amerikane e jo vetëm për këtë, por edhe pse, si një parti e deklaruar e majtë, duhet të jetë kundër shumëçkaje nga ato që po bën Trumpi. Le të shkojmë më tej në këtë argument. Politikat, që po ndjek Trump në Europë, i mbështesin vetëm partitë e ekstremit të djathtë, sepse janë kundër emigracionit e jo vetëm. Ne, duke qenë një vend emigrantësh, duhet t’i kundërshtojmë këto politika. Jo vetëm, por partitë tona, duke përfshirë edhe PDnë edhe PS edhe LSI, nuk bëjnë pjesë në familjen e partive të ekstremit të djathtë në Europë, por bëjnë pjesë në familjen e partisë së Merkelit apo Berluskonit, që kundërshtojnë këto politika të Trumpit. Atëherë, ç’është ky servilizëm i panevojshëm dhe kundërproduktiv ndaj Trumpit?

Por, përtej të majtës dhe të djathtës, ajo që të çudit më shumë në këtë qëndrim është symbyllësia ndaj buonsensit që tregoi shumica dërrmuese e shteteve më të rëndë- sishëm të botës, ndër ta edhe shumë miq të Shqipërisë, që votuan pro kësaj rezolute. Askush nuk u ndal qoftë edhe një moment të pyeste: Mirë, po si ka mundësi atëherë që aleati më i madh i SHBA-ve, populli i të cilit flet të njëjtën gjuhë me amerikanët, me të cilin kanë qenë aleatë në dy luftëra botërore, Britania e Madhe, votoi edhe ajo pro rezolutës? Mos vallë edhe britanikët qenkan vënë në shërbim të Erdoganit? Askush ndër opozitarët nuk u ndal të arsyetonte mbi vetë vendimin: A nuk nxit ai tensionet dhe urrejtjen në atë rajon të masakruar dhe a nuk shton ai rreziqet e luftës e terrorizmit atje? Aq më pak u ndalën të mendojnë një çast për popullin palestinez. Jo, ashtu si dikur Enver Hoxha na detyronte të donim vetëm popullin palestinez, tani këta duan të na detyrojmë të duam vetëm popullin izraelit. Aq më pak u ndalën të mendojnë edhe për myslimanët shqiptarë, që, besoj, se ndjehen më afër palestinezëve sesa izraelitëve në këtë konflikt. Jo vetëm, por askush nuk u thellua një moment të informohej se si kanë reaguar brenda SHBA-ve (ku pjesa më e madhe ka qenë kundra vendimit të Trumpit) apo në Europën “e vjetër” që e duam aq shumë kur emigrojmë. P.sh., në Italinë me të cilën jemi më afër për shumë arsye, votimi pro rezolutës as nuk u vu në diskutim nga asnjë palë politike, kurse komentet e gazetarëve që kanë dominuar kanë qenë se ky vendim i Trumpit ishte shumë më i rëndë sesa ai i mosnjohjes së Traktatit të Parisit për klimën. Ndërkaq, ditën e votimit në OKB, shumica e komenteve u përqendruan tek shija tejet e keqe që la arroganca e ambasadores së SHBA në OKB që u përmendi shteteve të tjerë të botës se vendi i saj paguante më shumë se të tjerët për OKB-në dhe prandaj duhet t’i bindeshin diktatit.

Mirëpo, opozitarëve tanë nuk u bëri fare përshtypje kjo arrogancë e më të fuqishmit dhe më të pasurit, por nxituan t’u thonë shqiptarëve se vota kundër do të na linte pa ndihma amerikane dhe se, për këtë, fajin e kishte kundërshtari i tyre i urryer Rama. Sigurisht, e venë gishtin tek varfëria e shqiptarëve me shpresë se këta kjo mund t’i prekë e t’i verë kundër kundërshtarit të tyre. Dhe sigurisht me mendimin se janë krejt budallenj që jo vetëm besojnë qorrazi se çdo votë kundër SHBA është e padrejtë, por edhe se harrojnë se për varfërinë e tyre Berisha me shokë s’kanë menduar kurrë kur kanë qenë në pushtet.

Pastaj, ç’është kjo punë që arsyetimet pro rezolutës nuk kapërcenin argumentimet se çfarë na intereson ne e çfarë nuk na intereson ne shqiptarëve – duke futur në këtë mes edhe çështjen e Kosovës apo argumentin e abstenimit – a thua se çdo gjë që na intereson ne qenka në të mirë edhe të botës dhe e kundërta. Fakti është se kjo rezolutë, që u votua nga 128 vende, ishte kundër vendimit të Presidentit Trump, i cili po merr disa vendime shumë të rrezikshme për botën, gjoja në emër të interesave të SHBA, por, në fakt, duke dëmtuar rëndë reputacionin dhe interesat afatgjata të SHBA dhe duke rrezikuar edhe të ardhmen e të gjithëve. Pikërisht për këtë, shumica e amerikanëve sot janë kundër Presidentit Trump, i cili ka rënë dramatikisht në sondazhe. Dhe, që një president amerikan mund të bëjë gabime të rënda, këtë e ka provuar historia më shumë se një herë. Mjaft të kujtoj vendimin e George W. Bushit për të sulmuar Irakun. Edhe atëherë politika servile prej lakenjsh shqiptarë u tregua e gatshme të çonte ushtrinë përpara se të fillonte misioni i ashtuquajtur paqësor. Por, pas disa vjetësh, thuajse të gjithë në SHBA e quajtën këtë sulm si shumë të gabuar. Sepse, për fat të mirë, në Amerikë nuk shkojnë syqorrazi pas cilitdo president qoftë. Por politikanët tanë nuk duan të mësojnë as nga gabimet e të tjerëve dhe as nga të tyret. Vazhdojnë të na thonë se dashuria për SHBA duhet të jetë syqorre dhe e pakondicionuar si dashuria e skllavit për padronin. Veç një gjë duhet ta kemi të qartë si ne dhe amerikanët. Siç na mëson edhe dashuria e pakufishme e Enver Hohës për BS apo Kinën, kjo dashuri e politikanëve tanë vlen vetëm sa për t’u përdorur për pushtetin, sepse me ndihmën e të fuqishmit të radhës mbajnë popullin e tyre në gjendje syqorri dhe skllavi për ta sunduar më lehtë. Sapo të mos u interesojë atyre kjo dashuri, mund ta kthejnë në urrejtje e t’ia imponojnë të gjithë popullit të tyre.

Thuajse çdo katër vjet politikanët tanë na ofrojnë emra të mëdhenj për të na premtuar ndryshime të mëdha: “Rilindje”, “Republikë e Re” e ku dihet se çdo të sajojnë në të ardhmen. Por sa kohë që do të manifestojnë këtë kulturë të manipulimit dhe simulimit, sa kohë që do ta trajtojnë popullin e tyre si budalla, që gënjehet me ambasadorë amerikanë apo europianë, kinezë, turq apo sovjetikë, asgjë nuk do të ndryshojë. Republika që themeloi Enver Hoxha do të vazhdojë rrugën e saj thjesht e veshur me një kostum tjetër më të modës.

Panorama

14 Comments

  1. Fatosi “harron” nje detaj te “vogel” ne gjithe kete histori. Egzistenca e Kosoves si shtet i pavarur mbeshtetet teresisht ne vullnetin e Amerikes. Trumpi si njeri inatcor dhe qe mer vendime pa i peshuar gjate por vecse me inatin apo qefin e momentit mund fare kollaj te mare anen e Serbise ( Pritet nje vizite e Trumpit ne Serbi te ndodhe shume shpejt). Ne si shqipetare nuk kemi ndonje interes te vecante ne statusin e Jerusalemit dhe do ishte e udhes te abstenonim per te treguar kete. Ky abstenim do na jepte vendin komod te te qenit asnjeanes.

  2. LUBONJA KURR NUK PUSHOI SE LEPIRI BYTHEN E RUQIT,NEGJMIJES E RAMES.i zhytet thell ne prapanic me zi se andrea stefani.

  3. Ajo qe ja erreson gjithmone arsyen Lubonjes e qe e ben ti analizoje gjerat ne menyre teper subjektive, eshte alergjia qe ka ky person, ndaj interesave kombetare. Dihet tashme qe Lubonja simbolet kombetare si flamuri, i quan lecka pa vlere. Figurat me te shquara te kombit eshte perpjekur ti zhvleresoje thjeshte si legjenda te stisura.
    O zoti Ljuba !
    Eshte jashte cdo llogjike historike e nje mohim i deshperuar i fakteve, qe per ne shqiptaret, presidentin e zgjedhur me vota demokratike ne SHBA, ta cilesosh e barazosh me Stalinin.
    Stalini as i njihte shqiptaret si komb e tashme dihet dhe eshte e dokumentuar se ai kishte deklaruar qe shqiptaret duhet te futen ne ombrellen e federates se sajuar sllave ne Ballkan, Jugosllavise.
    Eshte e dokumentuar ne histori, qe ndryshe nga qendrimi mohues rus ndaj kombit shqiptar, si nga caret, ashtu edhe nga diktatoret komuniste, SHBA e presidentet e saj, megjithe “gabimet” e tyre i jane ndodhur shqiptareve qe ne krijimin e shtetit te tyre te pare e deri sot ne mbeshtetje te vazhdueshme.
    Perse u dashka qe per hir te ideve tua globaliste majtiste, shqiptaret te vazhdojne te jene kunder “imperializmit amerikan” Cte keqe kane pasur shqiptaret nga SHBA ?
    E nxjerr vete koken e majtistit ekstremist, kur akuzon “majtistin” Meta, qe ne vend te mbeshtese “te majtet” demokrate amerikane, mbeshtet presidentin republikan Trump.
    Mesa dij, Obama u zgjodh si president, sepaku sipas deklarimeve te mediave te asaj kohe, i mbeshtetur nga lobi serb ne shtetin ku ishte zgjedhur senator. Fakt eshte sa gjate 8 viteve te mandatit presidencial te Obames, interesi i Shtepise se Bardhe per Shqiperine e Ballkanin u ul, e nuk ishte e rastit qe Serbia nga nje vend agresor e shkaktar i tregjedive ne Ballkan, filloi te beje viktimen e asaj ti qahej halli se NATO i paskesh rene kot me qafe.
    Nuk dua kursesi qe ti hyj fantazive se perse “majtisti” Meta mbeshtet nje president “te djathte ekstrem” sic e paragjykon ti Trumpin.. Por Meta, megjithe “te metat” e tij, ne raport me interesat kombetare qendron shume, shume me larte se ti e shoku tend i hershem Edi Rama.
    Te kujtoj o Ljuba qe vetem kur te kuptosh se nuk mund te kontribosh ne lumturine e te tjereve, duke urryer e kerkuar per ta shkateruar familjen tende, atehere do te behesh i pranueshem me “analizat” tende

  4. Spekullon zoti Lubonja!
    Argumenti “Rama mendoi se ishte me e forte GJermania ,Europa dhe lobi anti-Trump ne ShBA “eshte sa semplist deri ne banalitet,aq edhe I gabuar…Mendoi Rama?Per kete eshte Kryeminister?Me ke u konsultua?A e kishte ne program kete qendrim,kur kerkoi voten ne zgjedhje?Ka shtet Shqiperia apo vetem Enver Ramen?
    He more DemoKrat i paspilafit!?
    Jo partite e djathta,jo qendrimi I Britanise,jo kjo po ajo…nuk na the gje…Britannia e Madhe nje jete te gjithe kundershtoi SHBA per Israelin,kurse partite e djathta…hahaha
    Kur keto bejne resoluta kunder Rames Mos ti degjojme, per punen e Izraelit,poo.
    He meskin I kuq….
    Cfare je ti?
    Interesat Kombetare jane permbi burgaxhinjte qe spiunuan babane,mbi drogaxhinjte qe tallin babane dhe rrahin e çmendin gruan,mohojne femijet e tyre dhe japin BYTHEN me qera here nga turku here nga kaurri….
    Ato jane permbi ne…
    Bytheqire….komuniste…

  5. VOTIMI I EDI RAMES NE OKB KUNDER SHBA ISHTE THIKE PAS PSHPINE REALE, NJESOJ SI THIKA E ENVERIT NE MUKJE NE VITIN 1943.

    prandaj:

    O Fatos Lubonja mos i bej lemsh gjerat me DACIBAOT e tua te gjata allogjike dhe te merzitshme ne gazeten LAPSI.

    Pse Shqypnia duhej te votonte kunder te VERTETES historike qe e tregon qarte Jeruzalemin si Kryeqytet te Izraelit te lashte te Davidit dhe te Solomonit?

    PO PALESTINEZET DRU ME PRE NUK KANE SHTET AKOMA SI MUND TE KENE KRYEQYTET O FATOS LUBONJA?

    Pse politika jone kombetare nuk i referohet fakteve historike te pakundershtuara nga askush, por e dredh BYTHEN enveriste si “Kurvat ne Bordello” bashke me analistet e idoktrinuar qe la pas Partia e Punes?

    Po kujt i plas si ka votuar Anglia qe nuk eshte ne BE, kur jane pikerisht Shqypnia dhe Kosova qe kane qitur gjuhen jashte dhe po kerkojne ndihma nga SHBA per te reformuar shtetet e tyre mafioze dhe per te mbajtur fqinjet lakmitare nen kontroll. Po LEKAT qe po pret qeveria per reformen ne Drejtesi o Fatos Lubonja kush do t’i levroje? Sepse mesuam qe SHBA do t’i jape Edi Rames disa dhjetra milione dollaro te cmuara per kete reforme dhe ky karagjoz megalloman i fut ne kete moment thiken pas shpine SHBA dhe Presidenti Trump qe e ka zgjedhur populli amerikan dhe nuk eshte aspak puna jote si analist mjeran albanez te komentosh rejtingun e tij. Pse nuk pyet Edi Ramen pse e mallkoi Trumpin nga CNN ne favor te spiunit te Hitlerit, George Soros dhe po prape me urdher te ketij mashtruesi financiar te zi katran qe hiqet si bamires, Edi Rama me mendjelhetesine e halabakut ordiner pranoi LHL-te e llahtarshme te Asadit ne Shqypni me nje servilizem te papare ne histori? Ku ishe ti o Fatos Lubonja atehere, kur rinia shqyptare u ngrit ne kembe vetem nga komunikimi elektronik ne rrjetet sociale sepse fati i Vatanit ishte vene ne shenjester politika mashtruese e fondacionit mafioz Clinton?

    PSE SHQYPNIA DUHET T’U PUTHE BYTHEN TERRORISTEVE PALESTINEZE?

    Qe diten futen ne radhe per te kerkuar pune ne Jeruzalem dhe naten pergatisin bombat e kamikaxeve te tyre?

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u dergjen burgjeve pasi Enveri dhe xhelatet e tij na kishin vrare dhe masakruar familjet tona vetem sepse e deshen Shqypnine si nje aleate besnike te SHBA qe ne vitet pas 1944 te themi ty o cuni i Todit te Enverit:

    SHQYPNIA E VOGEL KA NEVOJE ME SHUME PER SHBA SE SHBA PER SHQYPNINE

    dhe:

    SHBA nuk eshte as, si Jugosllavia e Titos, as si Rusia e Stalinit dhe as si Kina e Mao Ce Dunit te gjithe xhelate dhe vrastare komuniste te popujve te tyre qe permhapen MURTAJEN bolshevike kudo ne Bote. Nga kjo MURTAJE po vuan sot shqypnia.

  6. Nje komentues thote shume mire se Lubonja ka harruar se sot Kosova ate stature qe ka e ka vetem prej Amerikes (Te ish per BE, sot Kosova do ishte pjese e Serbise).
    Por Lubonja “ben sikur harron” edhe nje fakt tjeter. Qe ka dhe Abstenim ne votime.
    Ate Abstenim e bene Rep. Ceke, Polonia, Hungaria, Kroacia, etj etj ne votim, pse mos e bente dhe Shqiperia?
    Per kete nuk i vjen zeri atyre pseudo-Analistave servile te Rames. Nuk i vjen as Lubonjes permbare te flase.
    Se fundi, ai barazimi i Trump me Stalinin qe ben Lubonja eshte fare krahasim idiot.
    Kur vdiq Stalini Enveri e detyroi popullin te bjere ne gjunj per ti mbajtur minuta zie.
    Kur te vdese Trump nuk do ndodhe kjo gje, eshte e sigurte.
    Lubonja, ky eshte shkrimi yt me i dobet. Shkurt, JA KE FUT KOT, PLAKO!

  7. Fatos,gjithmone e me shume ( po deshe lexoje: me shpesh),po na bind se nje proverb i vjeter popullor:Miku,mishin ta han,por kocken ,ta ruan,eshte me te vertete real,ne cdo kohe. Ti ruaje sa te duash,more Tos,miqesine e vjeter,eshte e drejta juaj,por mos na dil me te tilla,sic i quan nje komentues,Daxibao,te na hiqesh sikunder NUK JE.Te njohim aq mire,sa edhe ti,nuk e njeh ,po aq ,vehten tende.Vetem moral,mos na trego (duhet lexuar :mos na shit),ndersa “analiza”nga ato qe ti del e ben gjithkund te ftojne,duhet ti kufizosh,dhe ne ato qe ben,duhet te mos hallakatesh,me probleme qe jo vetem nuk i njeh,por qe edhe nuk i kupton.

  8. Brravo Lubonja. Analizë perfekte. Këta morra p… që hanë m… në emër të pro-Amerikanizmit këtë punë bëjnë çdo ditë nëpër internet. Janë ca injorant të dështuar që i bëjnë iso labe çdo injorancllëku.
    Për shqiptarët vërtetë USA që e njeh fare mirë këtë megalomaninë tonë, (thua se ne jemi kërthiza e botës) dhe kapjen si pleshti pas bulldogut më të madh, edhe ambasadorin e ka sjellë kinez Lu! Madje edhe në Shkup e kanë çuar kinezin Brajan Li. Ndërsa në shtetin rrumpallë, Kosovë ku USA e ndërtoi posaçërisht për baza ushtarake në Ballkan (Bondstill etj të panjohura) dhe për influencën në kundërpërgjigje të influencës Ruse, akoma nuk është caktuar kinezi Amerikan. Por shumë shpejt do vijë edhe aty, pasi kriminelet e luftës me drogë, duan të shfuqizojnë Gjykatën Speciale Amerikane, nga frika e arrestimeve!
    Per ne fukarenjtë që gjithmonë presim lugën e floririt, siç na gënjeu Enver Hoxha, po na gënjejnë edhe Hoxhistet e Katovicës shqiptare, majtas e djathtas!
    Nëse ne nuk do ta bëjmë debatin si Europian, a duhet Shqipëria të jetë me Palestinën apo Izraelin, ne vazhdojmë si morr pi… prostitute të anatemojmë Zotat USA dhe BE! Ne duhet të shikojmë përpara si Europian dhe të ndërtojmë vetditësimin tonë dhe ndërgjegjen tonë (që na i kanë përdhunuar politiqenët) dhe jo të mendojmë dhe flasim me mendjen dhe gjuhën e Trapave Zota!
    Ne refuzojmë logjikën e majmunit që shitet me një banane dhe pastaj, pasi krruan kokën dhe byt.. bie nga pema nga era e dorës së tij që ka krruar! Idiota komentues

  9. 28.12.17
    Ambasadorja Amerikane Nikki Haley me 3 janar 2018 ,fton 65 vende qe nuk e kundèrshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump. Pjesemarrese do te jene edhe perfaqesues te konsullates Kosovare;Po nuk eshte e ftuar Ambasadorja jone ne OKB. Mbas 27 vjetève tè ri-vendosjes sè marrèdhënieve diplomatike, mes Shqipèrisè dhe SHBA, mungon ftesa per diplomacinè shqiptare ne New York.
    Ideologet pragmatist te se majtes ekstreme jane ne lufte kunder interresave kombetare.
    Lubonja pjestar i nje familje elite ne sistemin komunist( rene ne fatkeqesi ne lufte brenda llojit) , ka idet e nje levizje quajtur new global (ose no global cilèsuar nga shtypi Italian ),nje levizje si te thuash ” Proletare te gjitha vendeve bashkohuni”, kjo levizje internacionale ,anti NATO ,anti BE ,pro pushtimit te Europes me emigracion, eshte nje çorbe e ringrohur e komunizmit te vdekur, ku jane bashkuar te gjitha siglat te dhunshme, te shoqatave antikapitaliste.
    Levizje ekstremiste e se majtes botrore e pa kufizuar ne shtete o besime fetare, eshte anti Amerikane e betuar, per faktin e vetem ,se SHBA arriten te shkaterroje ideologjin te BS,si me gjakatare ne historin e njerezimit. Kjo levizje bashkon njerez te ekstremit te majte,parazit, perdorues te droges e te alkolit , shoqata pro liberalizimit te drogave e kunder prones private, grupe kunder vlerave tradicionale Europjane , rrugaç te dhunshem , Anarkist.
    Jane njerez qe besojne vertet se komunizmi eshte revulucioni i pakompletuar, per disa gabime politike gjate rrugetimit,keto kategori te dhunshme m-l , luftojne e veprojne me aksione praktike,aplikojne shpenzimet proletare (Itali);d.m.th. hyjne 40-50 vete ne nje supermerkate mbushin karrelot, çantat ,thaset ,dhe dalin pa paguar, zaptojne,pallate, vila private e jetojne brenda 20 -40 vete si familje kope, me muzike ,alcol seks e droge, kush rreagon ndaj tyre rrahet barbarisht dhe i shkaterrohet prona private. Qeverit e majta Europjane kane toleruar dhe financuar indirekt keto grupe te dhunshme anti Amerikane, kjo histori eshte pak a shume siç kane berè komunistat shqiptare kur zbriten nga malet ne qytete, duke vjedhur para ,arin , vilat e tokat e pronareve!

    Kulmin,levizja No Global e pati arrit ne Xhenova te Italise ne vitin 2001, ku kjo levizje shpalosi nje lufte guerrile te organizuar ,duke e vene qytetin dhe forcat e rendit nen zjarr e hekur, me pasoje te pa riparueshme ; Vrasje ,plagosje,djegie e deme materiale per miliarda euro.
    Mbeshtetesit e kesaj levizje kane qene edhe disa parti komuniste parlamentare te cilat jane zhduke nga parlamenti Italian , tashme te falimentuar e pa mbeshtetje ,jane zhduke edhe nga qarkullimi.
    Lubonja kerkon pikrishtè kete model ne vendin tone, duke luajtur teater mes Rames, Berishes-Bashes e Kryemadhit(Meta),per ti shpetuar nga burgu.
    Dhe Lubonja me paturpesin me te madhe krahason Presidentin Trump me Stalinin.
    Mirpo ,ky gazetare i korruptuar, ne bashkpunim me pasuesit e PPSH po kerkojne ta izolojne popullin shqiptare nga Amerika, si Enver Hoxha ne 1946!
    Lubonja mbrojtes i kesaj kleptokracie,per shume vite, me cinizem krahason BS , Kinen e kuqe me SHBA. Edhe pse ideologjia komuniste ka vrare 100 milion njerez mbrenda kufive kombetare, duke shkaktuar drama humane e deme ekonomike te pa emagjinueshme; Kete koler e kemi pasur edhe ne ;Pasoja e te ciles nuk i kemi kaluar akoma edhe sot, per “merite” te Katavices dhe tipave si Lubonja!
    Ky vend eshte marre peng nga nje grup i dhunshem rrugaçesh zbritur nga malet ne 1944.Thene ndryshe, te keqen dhe te “miren” e ketije vendit e bejne vetem komunistat e bijet e tyre,si tash 74 vjet. Mirpo kleptokracia eshte nje tjeter veper kriminale e organizuar nga bijet e komunizmit ndaj popullit shqiptare, kjo eshte nje plage tjeter, siper krimeve komuniste te shkaktuar nga baballaret e tyre,por te pa denuara deri sot nga drejtesia !
    Lubonja eshte vertet nje makiavelist,me parimin se qellimi justifikon mjetin , arrine ne ate pike kunder SHBA , saqe , gjene e perdorè si argoment te rrezikshem besimin fetare mysliman, per te justifikuar Ramen si mercenar dhe vetveten si idealist i ekstremit te majte ne voten kunder SHBA .
    Dhe argomenton , se shqiptaret duhen te jene ne krahe te popullit Palestinez edhe per argomentin e besimit fetare ,dhe jo me SHBA e Izraelin.
    Çmenduri totale !
    Pa hyre ne argomente historike shume delikate mbi temen e besimit fetare te popullsise shqiptare ,por vetem duke hedhur nje veshtrim te shpejt mbi disa fakte te historise ne rraport me SHBA, dhe vendet e tjera.
    Me 7 dhjetor 2017 Ambasadori i Palestinës në Beograd, Muhamed Nabhan, ka deklaruar se kurre nuk do ta njohim Kosoven si shtet.Pra ne rastin konkret shteti mysliman i Palestines eshte kunder Kosoves ! Kjo eshte e para z. Lubonja!
    E dyta:Para 2-3 muajsh Erdogani fluturoi mbi Shqiperi e Kosove, dhe zbriti ne Beograd me shume miliarda euro investime per Serbin ortodokse! Ja edhe ketu besimi fetar nuk “kapi” asnje gje.
    E treta: Qendron ne faktin se mos te ishte per superfuqine Amerikane me forcen e saje ushtarake ,Kosova nuk do te ishte bere shtet ne vete edhe per dymijèvjet te tjera!
    E katerta: Vendet islamike ku ne bejme pjese, nuk e kane njohur Kosoven,(perjashto 2-3 vende .)
    E pesta: Faktet historike tregojne se ne ditet tona mè te zeza ,kur Shqiperin e mjere po e benin cope-cope, Presidenti Amerikan Thomas Wilson e ka mbrojtur vendin tone nga coptimi perfundimtare.
    Per sa shpreha me siper me fakte ,tregon qarte se besimi fetare, dhe ideologjia nuk duhet istrumentalizuar me interresat shqiptare , duke nxitur perçarje mes harmonis se komuniteteve tona fetare .

    E gjashta : Ne NATO kemi hyre me vendosmerine dhe deshiren Amerikane .
    E Fundit: Ne cilen dere duhet te trokasin ne si shtet kur kemi nevoje ; do te trokasim ne Turqi, Rusi ,Kine apo SHBA?!
    Ne vend te konkluzionit: Shqiptaret duhet te binden per te bere Amerikane jo vetem me deshiren per te emigruar e jetuar ne ate vend te jashtezakonshem e te lire,por te bejmè Amerikane te vertet edhe ne shtepin tone : Duhet ta vrasim friken,e te marrim kurajo, per te fshire nga harta kete klase politiko- mediatik, postkomuniste te kalbur nga korrupsioni, qe peshtyjne ne pijate ku kanè ngren, ne çdo çast e ore, kur asaj i rrezikohet pushteti personal i korruptuar!

  10. 26 .12.17

    1. HOOK§ i ke dhen nje pergjigje plot arsye e dituri ketij tozit, qe eshte nga te hershmit shqiptare te shitur tek sorosi ! Plus qe eshte mendje madh e kritikon sa majtas e djathtas per te imponuar mendimet e tij qe i peshperisin qente anti shqiptare qe e paguajne!

  11. Per Donald Trump ka simpati, ka urrejtje. Per Stalinin te thoje gjysme fjale, mbyllje jeten ne burg.
    Keshtu qe ti Lubonja krahason te pa krahasueshmen. Sot krahasimet e simpative per Donald Trump krahasohen me simpatite per George Soros. A mos je valle nje nga simpatizantet e plakut cifut, Lubonja?

  12. Dukshëm në këto 26 vite të pas diktaturës komuniste në Shqiperi, bie në sy fakti se “analistët e publicistët” më të preferuar të mediave shqiptare, janë emra të tillë si Lubonja, Ngjela, Bushati etj. të cilët vijnë me origjinë familjare nga strukturat udheheqese të PPSH e që nuk kanë hequr dorë nga mendësia “majtiste”. Me ndryshime të vogla, këta e të tjerë, këmbëngulin që të përhapin në opinionin publik idenë, se tragjedia e diktaturës komuniste i erdhi Shqipërise, vetëm nga një person, Enver Hoxha e kur vjen puna tek sistemet politike, këta farë analistësh, jo vetëm që i barazojnë sistemet diktatoriale komuniste , me sistemin demokratik kapitalist, por përpiqen ta nxijnë ku e ku më shumë këtë te fundit, krahasuar me të kaluaren komuniste.
    Nuk po merem me diktatorët e kallëpit të Hitlerit apo Musolinit se ka mbi 70 vjet qe janë shkruajtur mijra libra e shfaqur po aq filma për ti demaskuar ata me të drejtë, por njëekohesisht edhe duke analizuar edhe shkaqet qe i sollën ata ne skenat e politikës.
    Le të qendrojmë ne si shqiptarë që të keqen më të madhe e më të gjatë e patëm nga diktatura komuniste, tek diktatoret komuniste. Përse injorohet fakti nga “analistët” majtistë shqiptarë, se ideollogjia komuniste mbështetej haptazi në parimin e diktatures, e qe për ta zbukuruar quheshte “diktatura e proletariatit” ?
    “Proletarë” sipas ideollogjisë komuniste quhet e gjithe ajo shtresë e shoqerisë qe është e zhveshur nga çdo pronë e që si “pasuri” ka vetëm krahët e punës.
    Cili nga diktatorët komunistë e ka pasur prejardhjen nga kjo shtresë, pra që kanë qenë vetë “proletarë ” ? Asnjeri.
    Që nga Engelsi e deri tek Enveri yne, ose vinin nga shtresa të pasura, ose nga shtresa te mesme të shoqerisë.
    Aventurierë politikë mediokër e me prirje kriminale, përfituan nga parulla mashtruese komuniste e “diktatures se proletariatit”, duke i kthyer gjithe shtetasit në “proletarë” të vërtetë, jo vetëm pa asnjë pasiri, por pa asnjë të drejtë njerëzore. Pra i kthyen popujt në turma bagëtishë duke u bëre vetë monarkë absolutë, pronarë absolutë të tokës e bagëtive. Nuk janë emrat e diktatorëve e personat e tyre burim i së keqes e tragjedisë diktatoriale. Është pikërisht abuzimi i madh me të ashtuquajturën “diktaturë të proletariatit”, si një bosht ideollogjik që prodhoi diktatorët kriminelë, që nga Stalini e deri tek Enveri apo Kim Jongu i Korese sot. Propogandë për “mrekullinë” e diktaturës së proletariatit patën bërë të gjithë prindërit e gjyshërit e majtisteve të sotem “europianistë” shqiptarë. Në krye të diktaturës së proletariatit, siç rastisi të ishte Enveri që u perzgjodh nga komunistët serbë, mund të ishte edhe cilido funksionar i lartë i PPSH. Tek bartësit e ideollogjisë se diktaturës së proletariatit, nuk kishte luftë parimesh liberale apo demokratike, por thjeshtë luftë e panderëshme e deri kriminale, se kush mund t’ja hante kokën tjetrit për pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *