• |
ide | kryesore

Media spanjolle: Miqësitë e reja të Cosa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbinë e Europës”

Lajme, Të fundit



Gazeta spanjolle “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar situatës së kanabisit në Shqipëri si dhe bashkëpunimi me grupet kriminale italiane.

“Miqësitë e reja të Costa Nostra-s në Shqipëri, “Kolumbia e Evropës” është ky shkrimi i kësaj gazete për ditën e sotme, hedhur dhe në versionin online.

“Në nëntor 2016, Policia italiane lëshoi një njoftim për çmontimin e një rrjeti mafioz me qendër në Milano që importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria dhe pastaj e shiste atë në Sicili dhe në Holandë. Duket si një nga operacionet e shumta policore të kryera në Itali çdo ditë. Megjithatë, operacioni i filluar në vitin 2013 fshihte diçka. Muaj më vonë, korrikun e kaluar, Drejtoria e Hetimeve të Anti-Mafias (DIA) e zbuloi atë në raportin e saj gjysmëvjetor mbi çështjet mafioze në Itali.

Hetuesit kishin dokumentuar pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të familjes mafioze të Carollo de Palermo, biri i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane, duke fshehur një miqësi të pashembullt të Cosa Nostra me grupet kriminale të Shqipërisë.

DIA, në gjuhën e saj të zakonshme teknike, shkruante se “shenjat e veprimtarisë” të Cosa Nostra u regjistruan gjithashtu në vendin ballkanik .

Ishin “shenja” se diçka e re po përjetohej. “Ne duhet të kuptojmë se kriminaliteti historik shqiptar nuk ka patur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me Cosa Nostra”, kujton Antonio Ingroia, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze”.

https://www.elconfidencial.com/mundo/2017-12-27/amistades-cosa-nostra-albania-la-colombia-europa_1496076/



1 Comment

  1. rama edhe me mutin ben miqesi vetem ti japin kokainen qe do dhe te ja kenaqin prapanicen,se rama ,roshi,erionka jan pela stalini.po te ishin kuaj do te merrnin vesh se griselda po i mashtronte me jastek pas dy muajsh e lere 9 muaj kur lindi jastekun ,e morri vesh dhe tanja fajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *