• |
ide | kryesore

Pasi iu zhbllokua pasaporta nga Apeli, Tahiri paraqitet sot në Prokurori

Lajme, Të fundit



Pasi iu zhbllokua pasaporta nga Gjykata e apelit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë për të tërhequr pasaportën e tij.

Tahiri është parë ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë për të marrë pasaportën dhe kartën e identitetit.

Ish-ministri çoi në Apel vendimin për bllokimin e lëvizjes dhe dokumenteve dhe seanca u zhvillua dje ku avokati i tij kërkoi shfuqizimin e vendimit. Pas shqyrtimit të fakteve Gjykata vendosi që nuk ka prova dhe shfuqizoi vendimin e Shkallës së Parë. Tashmë Tahiri është i lirë të lëvizë jashtë vendit. Ndërkohë që ai vazhdon të jetë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *