• |
ide | kryesore

Polemika/ A ishte anti-amerikane rezoluta që votoi Shqipëria?

Kryesore, Lajme



Në vazhdën e polemikës për votimin e Shqipërisë në OKB, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati doli sot në TV Klan për të shigjetuar Presidentin e Republikës. Ai me një ton ironik e akuzoi kreun e shtetit duke thënë se as ai as ata që e quajnë votimin e Tiranës si një votim anti-amerikan nuk e kanë lexuar rezolutën që u votua të enjten me 128 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Duke mos u mjaftuar me këtë Bushati shtoi se në rezolutë nuk ka snjë paragraf as për SHBA-në as për presidentin Trump.

Në fakt, ministri i Jashtëm bllofon keqaz. Për të parë se si Lapsi.al, bëri gjënë më të thjeshtë në botë, u fut në faqen e OKB-së dhe shkarkoi tekstin e plotë të rezolutës. Ashtu sikurse thotë Ditmir Bushati, aty nuk gjendet as fjala SHBA, as përmendja e emrit të presidentit të këtij vendi.

Por, ama loja me fjalët, pas të cilave shefi i diplomacisë shqiptare fshihet, përfundon këtu. Po të lexohet rezoluta referencat janë të qarta.

Në 6 dhjetor Amerika njohu qytetin e shenjtë të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe vendosi t’a zhvendosë ambasadën e saj nga Telavivi në Jeruzalem. Rezoluta dënon pikërisht këtë akt. Ajo e quan atë “nul”, “pa asnjë efekt juridik” dhe i kërkon çdo vendi që mos e zhvendosë ambasadën e tij në qytetin e shenjtë. Pra fryma e saj është krejtësisht kundër aktit të presidentit Trump. Ajo vazhdon me një gjuhë edhe më të fortë duke e konsideruar veprimin e SHBA si një tendencë negative që “do të vinte në rrezik zgjidhjen për ekzistencën e dy shteteve”. Që në pjesën e saj të parë rezoluta shpreh keqardhjen për veprimin e Donald Trump në 6 dhjetor.

Pra loja e fjalëve e ministrit Bushati se aty nuk përmendet as Amerika as Trump është thjesht një fshehje pas gishti.

Këtë gjë përpos këtyre pasazheve që Lapsi.al përmendi më sipër, e demonstron edhe fakti se SHBA vendosi veton kur kjo nismë u paraqit në Këshillin e Sigurimit. Këtë gjë e përforcojnë edhe kërcënimet për prerje fondesh që bëri personalisht Presidenti Trump para votimit, apo shantazhi i ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley e cila tha se vendi i saj do t’i mbante shënim shtetet që votonin pro rezolutës. Pra shkurt dhe shqip, kur shteti Amerikan e sheh atë si një rezolutë kundër tij, interpretimi i Ditmir Bushatit bëhet i pavlefshëm.

Nëse ashtu sikurse mendojnë shumë zëra publikë, qeveria shqiptare veproi drejt duke mbajtur në OKB, një qëndrim koherent dhe që i bën nder vendit, ajo nuk ka pse fshihet tani më pas justifikimesh të tilla pa thelb. Shqipëria ka votuar kundër Amerikës dhe ka bërë mirë dhe për këtë nuk ka nevojë justifikimi se kritikët nuk e kanë lexuar rezolutën. Por edhe për ndonjë që ka mbetur pa e lexuar tekstin e plotë për të cilin Tirana votoi përkrah 127 vendeve të tjera, Lapsi.al po e sjell atë të plotë këtu poshtë.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. {Nëse ashtu sikurse mendojnë shumë zëra publikë, qeveria shqiptare veproi drejt duke mbajtur në OKB, një qëndrim koherent dhe që i bën nder vendit}. Turp,Turp, Turp. Edhe edvini nuk do te shprehej keshtu.

    SHPREHJE E NDYRE.
    I ben ca ndere Rames ti Gjasme i paanshem.

  2. Eshte shume me “i ndershem” dikush qe del hapur me marrezite e tij kunder SHBA sesa te djallezuarit qe bejne sikur kritikojne “te marrin” e godasin me shume “imperializmin amerikan”. Tek keta te fundit ka zene rrenje shprehja e dikureshme partizane enveriste, qe bar do te hame, e idealet e partise (lexo PPSH), nuk do ti tradhetojme..
    Si gjithmone “gazetari Bushat”, tjerr nje shkrim te tere me “kritika” ndaj partise se “ministrit Bushat”, e vetem me nje fraze te vetme i rrezon keto kritika vete duke i dale ne mbrojtje kusheririt. Eshte shume domethenese fjala e urte shqiptare, “me ruaj nga miku se nga armiku di te ruhem vete”. Hipokrizia e ligesia jane ku e ku me te rrezikeshme, se agresiviteti i hapur armiqesor.

  3. PO CFARE MUND TE PRESESH NGA SPIUNI I ENVERIT, SIC ESHE MINISTRI I EDVINIT BUSHATI?

    Eshte e qarte se nga enveristet e Edvinit ne pushtet mund te presesh vetem Luften pa kompromis kunder Imperializmit Amerikan deri ne fitorjen perfundimtare te komunizmit.

  4. Një nga 80% e shqiptarëve qe e kanë provuar kalvarin e diktaturëes thotë:

    Mblidhni mëndjen njëherë e mirë o “majtistë” shqiptarë. Nuk e përfaqeson SHBA-n spekullanti i burses Georg Sorros po presidenti Donald Trump i zgjedhur me shumicë votash të elektoratit amerikan.
    Largqoftë mbase do te zgjidhet ndonjeherë ndonjë socialist president i SHBA. Deri atëhere mbylleni sqepin e mos u ndjeni se keni shume gjynahe per te larë nga krimet e diktaturës.

    1. Or palle gamori nga katunet e ballkanit ,mjafton vetem te permendet se soros dhe trump kane bashkepunuar financiarisht ne ndertimin e trump tower dhe komplet idiotesirat e katunareve ballkanas dalin jashte loje.

  5. O i ashtuquajturi intelektuali, hiqe kete mut emeri qe i ke vene hetes! Ndiq shembullin thjeshtesise se komentuesit “ari” dhe mer tre germat e emrit te tij dhe shtoi germen “K” te madhe te shtypit perpara. Keshtu do te behesh me i lexueshem dhe me i besueshem per shtresen dhe nivelin ku ben pjese.

  6. i pa emer e anonimus k.rin ruqi,xhafa,spartak braho,stalin,mao lu ce dun tito e vuqiq ju kan fut,por nuk keni faj si te droguar qe jeni kujtoni se ESHT NGJAL LALZI,siq ju duk jasteku i griseldes femij 9 muajsh,avioni mushkonj,bari qe u ipte enveri ju dukej sup e leshi qe u jep rama ju duket spageti.keshtu esht kur ne vend te truve ke mut.77 vite parti enver dhe anonimus e i pa emer ende i besojn ,dihet se mu ne kenetat e maliqit ne qenefin negjmije ju ka ngjizur partia.rama nuk votoi kunder interesave te amerikes por kunder interesave te shqiptarve.ky bastard qe kejoi babain kristaq te i qij gruan makoqin e te i bej femij,duhej te ishte nen urat e parisit nga e solli nano si te pa streh.pirdhuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *