• |
ide | kryesore

Shqipëria po zbrazet edhe nga infermierët, largime masive drejt vendeve të BE-së

Lajme, Të fundit



Numri i infermierëve që kërkojnë të largohen nga Shqipëria për të punuar në vendet e Bashkimit Europian, po rritet nga viti në vit. 618 janë larguar vetëm përgjatë 2017 duke shënuar kështu një rekord të ri i cili është trefish më i lartë se i një viti më parë.

Sabri Skënderi, president i Urdhrit të Infermierit thotë: “Për vitin që kaloi shkuan në rreth 230. Për këtë vit ne kemi rreth 618. Destinacioni kryesor i tyre është Gjermania. Ajo që na shqetëson më shumë është sepse ata duan një infermier me eksperiencë”.

Shkaqet e largimit janë për një pagë dhe trajtim më të mirë, por Presidenti i Urdhrit të Infermierëve e shikon me shqetësim këtë eksod, i cili në të ardhmen mund të krijojë mangësi në sistemin tonë shëndetësor.

“Di që po vazhdojnë kurset e gjuhës së huaj për të ikur dhe në vitin 2018, apo 2019 apo 2020 do të kemi në fluks akoma më të madh dhe ndoshta pas viteve 2020 mund të krijohen probleme dhe tek ne”, shprehet ai për Tv Klan.

Skënderi kërkon që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të marri masa për parandalimin e këtyre largimeve masive, duke përmirësuar kushtet e punës, pagën dhe trajtimin e infermiereve.



3 Comments

  1. Nje gje eshte e sigurte, asnje nga ata nuk ka per te bere infermierin neper spitale. Gjermania, Franca, Italia etj etj etj nuk kane nevoje per infermierat demode te Shqiperise. Maksimumi qe ata mund te bejne jane pastri pastri dhe vetem pastri

  2. Në fakt u duhet shpjeguar dicka: vërtet në vendet e tjera merr rrogën 1500 € (kur je me fat) por edhe jeta kushton më tepër se sa në Shqipëri, pra fuqia blerëse është njëlloj. Nëse ata profesionistë largohen është më shumë për shërbimet që u ofrohen më shumë nga vendet evropiane! Shkolla më e mirë për fëmijët, amortizatorët social kur ngelesh pa punë, transporti publik më cilësor etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *