• |
ide | kryesore

Vendimi i gjykatës: Shqiptarët qëndrojnë në Britani, edhe pse mund të jenë shkelës të ligjit!

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë që hynë në Britani si refugjatë kosovarë sapo fituan gjyqin, që ndalon deportimin e tyre në Gjykatën Supreme.
Duke shfrytëzuar këtë vendim, mijëra të tjera mund të vazhdojnë të qëndrojnë në Britani, edhe pse mund të jenë autorë krimeve të rënda, shkruan The Sun.

Të paktën 80 mijë refugjatë nga Kosova kanë hyrë në Britaninë e Madhe pas viteve 90. Mes tyre edhe vrasës, e përdorën krizën e luftës për të fituar azil.

Dinjan Hysaj, 40 vjeç mori leje qëndrimi në vitin 1999 dhe në vitin 2011 u dënua me 5 vite burg për shkak se qëlloi një person në një lokal, në Hemel Hempstead, Herts.

Një tjetër, Agron Bakijasi, 44 vjeç, u zbulua në vitin 2007 dhe për të u mor vendimi i deportimit. Por Bakijasi apeloi vendimin dhe Gjykata Supreme e Britanisë i dha nënshtetësinë.

Menjëherë sapo u zbuluan të dhënat e tyre false, autoritetet urdhëruan deportimin, por shqiptarët e apeluan çështjen në Gjykatën Supreme. Avokatët, që ia caktoi shteti argumentuan se fakti që gënjyen për të dhënat e tyre për të fituar nënshtetësinë britanike, nuk mjaftonte për t’i riatdhësuar. Gjykatësit vendosën se “nuk është e qartë nëse përdorimi i të dhënave të rreme për të marrë nënshtetësinë nga një person mund të çojë në pezullim”. Në vendimin e gjykatës thuhet “në rastin konkret, secili prej apeluesve pretendonte se ishte një person tjetër”.

Ky vendim gjykate ka shumë mundësi që do të përdoret si precedent në dhjetëra raste të tjera. Shpenzimet e dy burrave do të paguhen nga shteti, dhe sipas The Sun shkojnë në gati 1 milion paund. /Përktheu Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *