• |
ide | kryesore

Premtimi për naftëtarët, rrogat e nëntorit shpërndahen të premten

Lajme, Të fundit



Në takimin me Damian Gjiknurin në Tiranë, naftëtarëve të Ballshit iu tha se kur do t’i kalojë rroga e prapambetur e nëntorit. Mësohet se naftëtarëve iu premtua se rrogat do t’u jepen të premten nga kompania IRTC, Ionian Refining & Trading Company – IRTC SHA.

Por naftëtarët nuk kanë besim. Pavarësiosht premtimit, naftëtarët thanë se do të vazhdojnë protestën. Takimi erdhi pasi naftëtarët u nisën në këmbë nga Ballshi, në një protestë të ngjashme me atë të banorëve të Zharrzës.

Njësoj si rasti i banorëve të Zharrzës që nuk morën dëmshpërblimet e plota menjëherë, ashtu siç iu premtua, naftëtarët e Ballshit druhen se mos gënjehen edhe ato vetë. Për këtë arsye shumë prej tyre kërkuan që rrogat e prapambetura t’i kalohen sot. “Nuk lëvizim nga këtu pa u paguar” shprehen naftëtarët që duket se do ta vazhdojnë protestën.



2 Comments

  1. ouuu… Cne kaq shpejt paske reaguar? Apo se je i perlyer vete dhe ke merak se po te behet e madhe, merren vesh nga i gjtihe populli sesi po e vidhni naften ne grup?
    A ka prokurori qe e heton kete? Si nuk ka nje KLSH ta hetoje, prokurori, apo cdo institucion tjeter?
    o pika ne veting dhe nderkombetare!

  2. ouuu… Cne kaq shpejt paske reaguar? Apo se je i perlyer vete dhe ke merak se po te behet e madhe, merren vesh nga i gjtihe populli sesi po e vidhni naften ne grup?
    A ka prokurori qe e heton kete? Si nuk ka nje KLSH ta hetoje, prokurori, apo cdo institucion tjeter?
    o pika ne veting dhe nderkombetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *