Prurjet në lumin Osum në Berat janë shtuar menjëherë gjatë mesditës së sotme. Për pasojë siç duket edhe nga foto, një skrep që ishte duke pastruar shtratin e lumit është fundosur. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit shpëtoi, pasi doli menjëherë prej aty. Vendorët kanë kërkuar mbledhjen e shtabit të emergjencave për të monitoruar situaten, megjithëse niveli i ujit është në nivele të ulëta.