• |
ide | kryesore

Hafizi urim për LIBRA dhe thumbim për Blushin: Ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as mashtruesi

Lajme, Të fundit



Përmes një statusi në Facebook, Hafizi ka kujtuar shkurtimisht disa nga arritjet e vitit që po lëmë pas, duke u ndalur edhe në sferën politike. Hafizi ka thumbuar edhe kryetarin e LIBRA-s Ben Blushi, pas konfliktit që të dy patën pak muaj më parë. Hafizi në statusin e saj shkruan se ëndrrën që mijëra votues kanë kur zgjodhën më 25 qershor të votojnë për LIBRA-n, nuk mund ta zhbëjë dot intriganti e as ngatërrestari.

I veçantë dhe në jetën time politike. Sepse qenë me mijra ata burra e gra që shpresuan një politikë tjetër dhe votuan me 25 qershor LIBRA-n, alternativën politike që unë ngrita me shumë mund e dashuri, bashkë me qindra të tjerë. I përshëndes me respekt! Dhe me besimin se asgjë nuk ka humbur nga shpresa e tyre e as e imja. Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari! Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari ! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë.
Gëzuar Vitin e Ri 2018!” – shkruan Hafizi

Ndërkohë, marrëdhënia e saj me ish-deputetin Blushi nuk është ajo e një kohe kur themeluan partinë. Nga e-mailet e bëra publike, Blushi e quante Hafizin “Pension të mbarë Moza… Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *