• |
ide | kryesore

Ilir Meta tregon pse i dha shtetësinë shqiptare Janullatosit

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka folur për dhënien e shtetësisë për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Gjatë intervistës në ‘Opinion’, Meta tha se nuk ia kishte kërkuar askush këtë vendim. I pyetur se a ka qenë pengesë për dhënien e shtetësisë fakti që kryepeshkopi Janullatos nuk flet ende shqip, Meta solli shembullin e De Biazit.

“Ishte një ide e imja institucionale. Ai i plotësonte të gjitha kriteret. As De Biazi nuk flet shqip më mirë sesa forlumturia e tij. Në këtë mënyrë i kemi bërë një shërbim shumë të mirë Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Mendoj se nga 5 presidentët e kaluar nuk ka pasur refuzim, por thjesht mosdekretim”, tha Meta. 

Sipas tij Anastas Janullatos nuk ka ardhur në Shqipëri si përfaqësues i Kishës Greke, por si përfaqësues i Patriakanës së Stambollit. Meta tha se puna e Janullatosit në Shqipëri është historike.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *