• |
ide | kryesore

‘Jeruzalemi’, Meta tregon si duhet të votonte Shqipëria në OKB

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka thënë se votimi i Shqipërisë në OKB kundër rezolutës së SHBA-së ishte i papranueshëm.

Unë mendoj se çdo votim tjetër përveç se atij që ka ndodhur do të ishte shumë më i pranueshëm. Mund të kishim votuar pro rezolutës, të abstenonim ose të mos merrnim pjesë fare në mbledhje. Asnjëherë personalisht nuk kam menduar se mund të ndodhte një votim i tillë”, u shpreh Meta gjatë intervistës në ‘Opinion’.

Presidenti deklaroi se Ministria e Jashtme nuk ishte konsultuar me institucionin e Presidentit për këtë votim dhe as kryeministri Edi Rama s’kishte komunikuar me të. Meta tha se e ka një opinion se përse Shqipëria votoi në këtë mënyrë, por u rezervua ta shprehte.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *