• |
ide | kryesore

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandateve, KQZ mblidhet në janar për të vendosur fatin e deputetëve

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetët në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Për këtë kërkesë të Prokurorisë, KQZ pritet të mblidhet në datë 3 janar 2018 dhe të dalë me një vendim.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe atë të LSI Gledjon Rehovica. Gjithashtu në rend dite pritet të jetë edhe vendimi për kreun e bashkisë Pogradec Eduard Kapri, ish-deputetin Mhill Fufi dhe Omer Mamo.

Dy deputetët adyshohet se kanë përdorur emra të rremë në Itali ku akuzohet për vjedhje, akuza të cilët dy ligjvënësit nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *