• |
ide | kryesore

Naftëtarët e Fierit protestë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, takohen me Gjiknurin

Lajme, Të fundit



Protesta e naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit ka vazhduar ditën e sotme, ata janë mbledhur para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Teksa dhjetëra protestues janë mbledhur para ministrisë, një përfaqësi e tyre, 6 naftëtarë kanë zhvilluar një takim me ministrin Damian Gjiknuri.

 Ata thonë se “kërkojnë veprimin e qeverisë për pagat”, ndërsa shtojnë se janë të vendosur në kërkesat e tyre, dhe për këtë “qeveria duhet të zbatojë ligjet”.

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit nuk kanë marrë pagesat e 12 muajve, dhe prej disa ditësh kanë filluar protestat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *