• |
ide | kryesore

Pasi bashkuan votat me Veliajn për buxhetin, LSI përjashton nga këshilli bashkiak 4 këshilltarët

Lajme, Të fundit



Pas rrjedhjes së votave drejt Veliajt në këshillin bashkiak të Tiranës, LSI ka marrë një vendim drastik për 4 nga këshilltarët e saj. Këta 4 të fundit votuan bashkuan votat që të miratohej buxheti i vitit 2018, duke mos mbajtur të njëjtin qëndrim si LSI.

Ndërkohë për këtë rast ka folur edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, cili është shprehr se këta 4 këshilltarë i pret i njëjti fat si të tjerët që kanë kundërshtuar vullnetin e partisë, duke shtuar se që nga ai moment nuk e gëzojnë më mandatin.
“LSI ka patur një pozicion të qartë, pasi s’ka qenë asnjëherë në mbështetje të këtij buxheti në këshillin bashkiak të Tiranës. Kush e ka votuar nuk e gëzon më mandatin e LSI-së”, – tha ai.

Vasili nuk ka lënë pa përmendur edhe Veliajn, për të cilin ka thënë se do të ishte mirë të mbahej mend për punët dhe jo për atë që e quajti trafik votash.

“Trafikimi provincial i një kryetari bashkie që jeton mbi shitblerjen, pra shitblerja e një vote është riciklimi i trafiqeve të drogës. Tirana s’mund të qeverisit mbi bazën e trafikimit të votës”, – tha Vasili.

Këshilltarët që humbasin mandatin janë: Genta Mezini, Agim Kraja, Bora Panajoti dhe Naim Halili.

 



3 Comments

  1. Qe te veni te titull dhe te shkruani perjashtohet nga keshilli bashkiak, kuptohet se sa merrni vesh nga bota, se nga profesioni jo e jo.

  2. Vasillli eshte njeri me personalitet, priti qe te votoheshin te gjithe deshirat e kurves në bashki dhe tani i perjashton per te sjelle maskarenj te tjere te radhes per te votuar projektet e ardhshme te kurves 99.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *