• |
ide | kryesore

Përplasja në TV/ Ç’mendojnë Rama dhe Meta për çizmen e Monikës

Kryesore, Lajme



Të dy njëkohësisht edhe Ilir Meta Edi Rama kanë komentuar për herë të parë në publik ngjarjet e dhunshme në Parlament gjatë seancës kur u zgjodh kryeprokurorja e re dhe sidomos gjuajtjen me çizme të Monika Kryemadhit. Pothuajse në të njëjtat minuta që Rama po fliste për këtë çështje në Top Story, presidenti është pyetur në ‘Opinion’ për gjestin e bashkëshortes së tij, e cila qëlloi me çizme kryeministrin Edi Rama, si dhe nëse e ka diskutuar këtë episod me Monika Kryemadhin. Meta ka dashur ti shmanget sa më shumë kësaj patateje të nxehtë: “Janë ngjarje të papranueshmë në tërësinë e tyre. Nënvizojë rëndësinë e dialogut. Sigurisht edhe ajo është e papranueshme, mos prisni të them që ishte biblike. Por Monika ka bërë zgjedhjen e saj dhe mban vetë përgjegjësi përpara ligjeve, rregullores së Kuvendit dhe opinionit publik”, u shpreh Presidenti Meta.

Ndërsa Edi Rama ka dashur të ndalet gjatë në këtë temë duke zgjedhur të tallet me zonjën Kryemadhi. “Ilir Meta është politikan, kurse Monika thjeshtë gruaja e tij që ka bërë zgjedhjen e saj” ka thënë ai. Ai e ka parodizuar shpesh aktin e goditjes me çizme duke lënë të kuptohet se shqiptarët janë në gjendje të gjykojnë vetë. I vetmi moment kur ai e ka përdorur politikisht atë, duke kthyer refrenin e vjetër se familja Meta i friksohet reformës në drejtësi, ka qenë në batutën: “Ata që e votuan me çizme në fyt reformën në drejtësi, tani po gjuajnë me çizme ndaj saj”

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Edhe Qifoja qe nuk di mirë shqip, kërkon të prezantohet me pseudonim anglisht, gjuhë qe muk ja ka fare idenë thotë:

    Duke ju referuar deklarimeve të Metës, gazetari ne vënd që të shkruaj “nënvizoj”, ka shkruajtur “nënvizojë” me një gabim trashanik në drejtëshkrimin e shqipes. Kur të tilla gabime i bëjnë gazetaret, ç’mund të presësh nga komentuesit ?

  2. o qifo lere drejtshkrimin se ti im thua mutit mjalt e barit te enverit sup.shiko te verteten i kerkuat metes bllokun morret pallen e monikes e ngjalen dy metra te rames.4 vet iken me 21 janar vetem se rama kerkonte ngjal e pall mete te cilin e beri dhe kryetar shteti,dhe me e renda esht se llojin qelbesir si rama ti qifo,anonimus,dy bushatet me falni 3 bushatet ,astrit etj edhe pse ju quajti bastard e kokpalare,kazan,dele ,derra lop etj. sllogani
    parti edver o sa mir po na dhjer ju shkon ju qelbesirave nje miljon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *