• |
ide | kryesore

Pse Berisha e ka mirë dhe Basha e ka gabim

1, Ide



Lulzim Bashës nuk i kanë mbetur shumë rrugëzgjidhje në qorsokakun ku është futur. Megjithëse po sillet sikur ka në duar disa opsione për të ndërmarrë betejën radikale që ka shpallur për fillimin e vitit të ardhshëm, ai është i dënuar të ndjekë vetëm një linjë, atë të vetë sakrifikimit.

Nga tre skenarët që kreu i PD-së i ka shpalosur popullit demokrat, as ai i betejës desktruktive në parlament dhe as ai i bojkotit të përkohshëm, nuk do të kenë efekt. Të dyja këto variante të bejejës radikale PD i ka përdorur edhe gjatë mandatit të parë të Edi Ramës dhe në fund pati rrezultatin që dihet.

Përballë këtij pushteti që ka bërë për vete të gjithë oligarkët, që po ndan me ta edhe pasuritë e fundit që i kanë mbetur vendit, që sipas përgjimeve ndërkombëtare ruan lidhje të nëndheshme me të gjithë eksponentët e botës së krimit dhe që së fundi ka kapur mbi 90% të mediave tradicionale, aq sa xhaxhi Edi dhe lali Eri na janë bërë si njerëz të shtëpisë, PD ka pak alternativa. Ajo nuk e ka luksin të ndërmarë asnjë aksion që është më pak sesa pretendimet e çadrës.

Nëse në pranverën e vitit të shkuar Basha vlerësonte se gjendja ishte aq alarmante sa PD-ja mund të mos hynte në zgjedhje, sot që sipas fjalëve të tij, vjedhja e votës është provuar, lidhja e Rilindjes me drogën është çertifikuar, e përpos tyre Edi Rama ka rrëmbyer edhe ShISH-in dhe prokurorinë, përse PD-ja do t’i hynte një aksioni që parasheh më pak sesa asgjesimin e fasadës së një parlamenti pluralist?

Pikërisht për këtë arsye nga tre versionet e radikalizimit të aksonit politik që ka shpallur lideri demokrat, më i arsyeshmi, më logjiku dhe ndoshta më efikasi është ai i propozuar nga Sali Berisha: djegja e mandateve të opozitës dhe braktisja e Ramës në parlamentin një ngjyrësh, ku ai gjithësesi bën çfarë do që t’i duhet.

Kjo rrugë do të kishte disa avantazhe.

Së pari ajo do të griste fasadën e një vendi normal ku, megjithëse me vështirësi, demokracia funksionon.  Një regjim pa opozitë, një klikë kleptokratësh pa alternativë do të jepnin pamjen reale të një vendi, ku politikanët e dyshuar mbrohen me votat e shumicës, ku kryeprokurori zgjidhet duke deformuar kushtetutën, ku projekti 1 miliard eurosh shërben për të grabitur shumicën në emër të një grushti klientësh të pushtetit, ku boom-i ri i betonizimit (300 milionë Euro parashikohet sipas buxhetit të bashkisë të investohen këtë vit në Tiranë) do të financohet nga paraja e zezë dhe fare pak nga bankat.

Së dyti, një parlament një ngjyrësh do të tërhiqte edhe vëmendjen reale të ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë. Fatet e demokracisë të këtushme nuk do të mbeteshin vetëm peng i raporteve dhe mesazheve që i paraqesin qendrave të tyre disa qahallarë të korruptuar. Aksioni i para një viti i çadrës tregoi se interesimi ndërkombëtar për Shqipërinë e tejkaloi ku e ku nivelin e ambasadorëve. Të dërguarit që erdhën nga Europa dhe nga përtej Atalantikut i njohën shumë mëkate qeverisë dhe i bënë shumë koncesione opozitës të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme për mendjen e diplomatëve lokalë. Prandaj një krizë e parlamentit do të ishte vitrinë më e mirë për krizën reale të vendit.

Së treti djegja e mandateve dhe braktisja e kuvendit do të shërbente sadopak për të arrnuar besueshmërinë e leckosur të Bashës. Nëse një vit më parë ai e përdori vetmohimin e militantëve në çadër dhe mirëbesimin e personazheve publike që e mbështetën atë, për të bërë një pazar okult me Ramën, tani është ai që duhet të kthejë reston. Tani është ai dhe grupi i deputetëve që e mbështet, që kanë radhën të vetësakrifikohen, për të rifituar besimin që një vit më parë e morën gratis. Edhe për këtë ata duhet t’i dorzojnë solemnisht mandatet, nëse duan vërtet të bindin njerzit se e kanë me tërë mend përleshjen me këtë regjim.

Së katërti edhe duke e parë, jo vetëm nga gjërësia e interesit publik, por thjeshtë nga interesi vetjak i PD-së, Bashës i bën mirë ta shkrijë grupin parlamentar të puthadorëve të tij. Vetëm kështu duke i rivënë në të njëjtin stad të gjitha figurat e PD-së, ai do të ketë mundësinë të rregullojë gafën prej fikacaku të përjashtimit të të gjithë kundërshtarëve të tij në PD. Dhe vetëm duke krijuar këtë premisë të një opozite të bashkuar, ai mund të ketë shpresë të rivalizojë në të ardhmen me koalicionin, Rama + oligarkë + trafikantë + media të regjimit.

Ja pra pse, pavarësisht se sillet sikur ka para vetes shumë opsione, Lulzim Basha është i dënuar të ndjekë një alternativë të vetme: hartën e rrugës që i ka vizatuar Berisha. Sepse çdo opsion tjetër do të ishte një zvarritje e pavlerë që vetm do të përforconte idenë se pakti i tij okult me Edi Ramën vazhdon.

©Lapsi.al

 

 



15 Comments

  1. Do te ishte mire qe te shtonit, qe simbas mendimit tuaj obsjoni i Berishes eshte me i duhuri per kete mafje qeveri?! nuk thate nje gje per dhenjen e Pashaportes se Tairi? meqenese dhe ju i kini besuar kesaj reforme ne drejtesi!

  2. Napoleon Bonaparti kishte urdheruar qe kur te hynte ay ne fshat te binin kumbonat e kishes. Ne nje fshat nuk rane kumbonat. E arestuan priftin dhe Napoleoni e pyeti : Mi thuaj dhjete arsyet qe kishe qe si re kumbonave. Prifti i ngrat u pergjigj me gjysem zeri : Nuk kemi kumbona, dhe po pergaditej te jipte dhe nente arsye te tjera se perse nuk rane kumbonat. Napoloni e nderpreu duke i thene me mjafton pergjigja e pare dhe e fali priftin. Te dalim te Basha: Ky i shkreti ska as koqe e as bythe per çfare ju prisni. Ai historikisht i ka mare qyl pushtetin dhe benificet. Nje peme qe s’ben kokra mos e shkundni!

  3. ky vend ka marr fund.qelbesirat komuniste kriminele nuk e leshojn deri sa te vdes dhe zaho numer 3.kaq miljard kan perfituar keta.

  4. Mire eshte te digjet sala e luli me gjith mandatet se nuk duhen gje se kene dhene prova ata per shume vite.Pse e paskan kaq te pamundur te jene ne opozite e te grupohen te permiresojne organizimin qe ne zgjedhjet e ardheshme te marrin n thotë:

    mire do jete te djegin mandatet e te digjen edhe vete ne nje zjarr te madh se jane provuar ate se cfar bejne kur e kan pushtetin

  5. Edhe Qifoja qe nuk di mirë shqip, kërkon të prezantohet me pseudonim anglisht, gjuhë qe muk ja ka fare idenë thotë:

    Ne gjuhen shqipe kur behet fjale per numurin shumës, nuk shkruhet ” e kan”, siç shkruajne pergjithësisht gjysem-analfabetet, por shkruhet “e kanë”. Me e keqja është se të tillë gjysëm analfabetë të gjuhës shqipe, nuk i ndesh vetëm tek komentuesit socialistë. por edhe tek medemek gazetarët kuqalashë.
    Kur kësij fundërinash, nuk kanë arritur të shkruajnë saktë gjuhën e nënës , si e marin kurajon të japin mend për politikën shqiptare ?

  6. Edhe Qifoja qe nuk di mirë shqip, kërkon të prezantohet me pseudonim anglisht, gjuhë qe muk ja ka fare idenë thotë:

    Gjeje një “gambim” në ato gjashtë rrjeshta o i paemer.

  7. Një këshillë shumë të bukur i jep Bushati Bashes e gjithe opozitës. Është pikërisht dëshira e gjithë ish bllokmenëve, që në Kuvendin shqiptar të kemi vetem deputetë “të majtë” e ai të jetë monokolor siç ishte 47 vjetë nën diktaturën enveriste. Është po ajo dëshirë që kërkonte e kërkon të realizojë edhe Rama. Tepsinë e pushtetit ta kete vetëm një njeri e ky medoemos duhet te jetë “i kuq”.
    Më e bukura është se Bushati meritën e kësaj ideje, nga dashuria e madhe që ka për Berishën, kërkon t’ja veshë atij, duke ja keqinterpretuar thirrjen per largimin nga parlamenti të gjithë opozitës, për të dalë në protesta masive ndaj diktatorit të ri Edver Rama.

  8. Djegia e mandateve te deputetit ne nje Parlament qe drejtohet nga nje galloshe e grisur e qeverise fundit komuniste si Ruci, do ishte vertet mjeti efikas per te mos u bere fasade kot e nje Parlamenti karagjoz qe u detyrua te beje der Ligj Dekriminalizimi per te hequr bajgat me precedente penale nga salla e Kuvendit (!)
    Por jo se e thote Berisha, ai Sala nuk ka asnje te drejte morale te flase e te mesoje Lulzim Bashen se ne 2013 i dorezoi atij nje PD Inekzistente, pa liber anetaresie (!). Sot Basha po vuan punen ZERO ne PD qe ka bere Sali Berisha nga 2005 e ketej. Sepse Sala nuk donte PD, i mjaftonte qeveria.
    Tani Sala mund ti jape vetem nje ndihme PD dhe Lulzim Bashes : Te shkoje e te rrije prane Lirise!
    Kjo do ta ndihmonte Bashen me shume se 100 keshilla te Sales, qe kur ishte vete ne opozite nuk i beri kurre.

  9. Ju, politikane dhe gazetare, jetoni te gjith ne nje fllucke sapuni qe e keni krijuar vet. Per ju gjithcka eshte loje. C’do gje lejohet, perfshire dhe djegjen e vendit, vetem dhe vetem per te realizuar axhenden tuaj. Fundja pse jo, pushteti eshte tmerrsisht fitimprures. Ata qe e kane duan ta mbajne me cdo kusht. Ata qe nuk a e kane, duan ta fitojn me cdo kusht. Delet posht nga ana tjeter, bejn ate qe dine te bejn me mire, hane bar.
    Je kokrra e pjehres Bushat, plehre deri ne palce, njesoj si te gjith ato plehrat e tjera qe dalin cdo dite n’tv.
    Sa popull i trash paskemi qen qe ju mbajm ndryresira si ju akoma ne piedestal.

  10. Nje mungese ka ne analizen tende o Andi. Cfare do arrije Basha me ndjegjen e mandateve? Rama i thote qe te nesermen hajde zhvillojme zgjedhje te reja. Prape Rama do fitoje. Ku ishim asgjekundi

  11. PD me diegien e mandateve publikisht i djeg skenarin Rames me kete pseudo-Parlament. I jep te kuptoje dhe Brukselit kete gje. Atehere ato do kerkojne vertet Zgjedhje te lira ketu e jo Zgjedhje me vota te blera po se po, por edhe me abstenim te blere (3 mije leke per c’do karte identiteti te grumbulluar, te dorezuar pas votimeve.Ja pse pati renie te numrit te zgjedhesve).

  12. Sa shpejte harojne shqiptaret ! Sa te dobet e kane memorien historike !
    Po si haruat o te uruar qe jo vetem Gabrieli socialist gjerman, por edhe ndonje burokrat i “djathte” i BE, ju kercenuan PD shqiptare e liderit te saj Basha, se nese do te linin mandatet e nuk do te hynin ne zgjedhje, atehere “BE e SHBA” do ti njihnin zgjedhjet vetem me ish PPSH e Edver Rames ?
    Dhe kur ?
    Pikerisht ne kohen kur per “merita” te tij e gjithe Shqiperia u mboll me kanabis e ne drejtim te Europes trafikoheshin me ndihmen e çunave te Tahirit, qindra tonelata nga ky mall.
    Ne keto kushte, e ne kete situate qe ndodhet opozita shqiptare, duhet mbajtur nje qëndrim shumë i kujdesshëm.
    Votimi me 140 vota pro i Kushtetutes se re, tashme i eshte rikthyer pikës zero me projektin e mëparshëm të “reformes në drejtësi” me autor Fatmir Xhafën. Gjithë ajo luftë që u bë nga opozita për ta shkëputur drejtësinë nga politika, u hodh poshtë me zgjedhjen e kryeprokurores vetëm nga vetoja e Ramës e miratimit me deklarata publike të ambasadorit Lu. Fatkeqesisht, edhe disa çimka gjoja të djathta, nuk meren me të keqen Rama, por si e si të sulmojnë liderin e zgjedhur te PD thjeshtë nga pozita tepër meskine simpatishë e antipatishë personale.

  13. Lideri i PD krejt i ri nuk eshte ,dhe jo vetem, por eshte pjella servile e Sali Berishes (Katavica.)
    PD eshte e korruptuar si e gjithe politika , dhe nuk ben perjashtim ,perkundrazi mbi Berishen dhe Bashen rendojne vrasje dhe plagosjet, krimet te pa zbardhura nga drejtesia ,si 21 janari, Remzi Hoxha, Hysen Shoshori !
    Lideri i PD eshte keshtu i shpifur ,eshte keshtu i konsumuar me skandale, eshte keshtu e neveritshme ne veprat e saj te korruptuara dhe trafikun e droges , sa qe nuk i lene gje mangut ,Edi Rames, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Fatmir Xhafaj , Tahirit,Veliaj, Ilir Metes , Kryemadhit, e Adriatik Lalles!

    Uroje qe viti 2018 te jete fillimi i drejtesis ne token shqiptare!
    Drejtesi, dhe jo fjale boshe , por me vepra konkrete , qe do te thote arrestimi i :Sali Berishes,Lulzim Bashes, Edi Rames, Ilir Metes, Monika Kryemadhit, dhe gjithe korrupsionit shqiptare qe eshte i ndare ne mes partive politike, administrates shtetrore, prokurorise dhe gjykatave !
    Ja kjo eshte ideja dhe puna qe duhet bere per ndryshimin rrenjesor pas 100 vjetesh!
    Kthesa,as e madhe dhe as e vogel nuk merret me kriminelat ne bord.
    Nuk e kemi luksin te perseritet historia!
    Ne jetuam mashtrim qe beri diktatori tinzar Ramiz Alia ;Ai futi Sali Berishen,Azem Hajdarin(te dy komunista) per te bere “permbysjen” e komunizmit pa asnje denim per krimet komuniste ,pa denime mbi korrupsionin 45 vjeçar,dhe ja ku jemi!
    Deri sot nuk u hapen dosjet e sigurimit;
    Nuk u be drejtesi,mbi viktima. U vodhen pronat private e publike,vendi u mbush me droge dhe korrupsion, parlamenti eshte plot me sigurimas edhe sot . Gjithè kjo histori e shemtuar e ka nje emer :Katavica e Ramiz Alis!
    Sali Berisha eshte kali i trojes ne jeten demokratike te vendit!
    Prandaj;
    Kete pune nuk munden ta bejne pikrisht lideri i kalbur nga korrupsioni ,nuk munden ta bejne shoket , miqet dhe ushtaret e atyre qe krijuan kleptokracin. Kete pune nuk munden ta bejne ata qe rrezikuan duke vjedhur shqiptaret, ata qe kercenojne me nentekste, e me kode . Kete pune nuk munden ta bejne ata qe duan te ndryshojne çdo gje por jo autoret e krimit!

    Pershendetje te veçante per Voal dhe botuesve te saj Elida dhe Skènder Buçpapaj si mbrojtes te vertetes dhe drejtesise!
    Populli shqiptar eshte i shtypur nen thundren e kriminelave te kuq ,bijet dhe bashkpunuesit e tyre kane ruajtur gjendje me teknika te reja, duke krijuar nje sistem te dhunshem e hajdudash !
    Shqiptaret ne kete pike nuk ja dalin te vetem!
    Miqet tane Amerikan po ndihmojne popullin shqiptare te fitojne lirine e vertet!
    Ndihma pritet sigurisht nga bijet dhe bijat me te mire te saj , ndaje edhe mè shume duhet bere, deri sa Shqiperia te çlirohet nga pushtuesit hajdudè te te gjitha ngjyrave!

  14. Bushat ,si mund te rezonoshe ne kete menyre kur me siguri je i vetedijshem se Shqiperia ne kete moment edhe ashtu nuk ka opozite gjegjesisht alternative per ti ofruar shqiptareve.Mos valle e konsideron zgjidhje nje revolucion te udhehequr nga Basha dhe Berisha?A nuk jane keta te dy padronet e deri djeshem te oligarkeve qe ti i permende?A nuk ishin keta qe qeverisen Shqiperine me se gjati pas diktatures dhe pse nuk e ndertuan Republiken e re apo demokracine e vertete.Ti jeton nga shkrimet tua dhe me siguri si shume opinioniste e gazetare mercenare paguhesh nga oligarke e politikane te shkruash ne favor te porositesit.NUk thote kot populli qeni ku hane aty edhe lehe-EEshte vertete apsurde te besosh se demokracine e vertete edhe rrugen per ne BE mund te beje Shqiperia me Berishen a Bashen ,me ata qe e shkatrruan deri ne palce demokracine dhe drejtesine.Me ata qe vrane e vodhen pa fijen e meshires qytetaret shqiptare.Vertete eshte e turpshme qe nje gazetar i pervojes dhe kalibrit tend te bjere ne kete nivel dhe te kerkoje revolucione e kaose sepse mos harro kusgh ishin autoret e kaoseve dhe djegejeve te Shqiperise ne virtet e nentdhjeta.Kryesori ishte mjeshtri i intriges politike dhe shkatrrimit dhe vrasjeve Berisha te cilit ti i jep te drejte.Veni gishtin kokes para se te nxjerrish kesi tezash apsurde .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *