• |
ide | kryesore

Rama flet për Tahirin: A ndikoi kanabizimi i vendit për ta hequr si ministër

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i është rikthyer skandalit me emrin “Saimir Tahiri” i pyetur në studion e emisionit Top Story. Kreu i qeverisë e pranoi se kjo çështje e ka vënë në pozitë të vështirë qeverinë.

“Është e vërtetë që çështja e Saimir Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë. Nuk ka qenë një ngjarje mirëseardhur pavarësisht se do të presim deri në fund për të mësuar të vërtetën për të parë nëse ai është i fajshëm apo i pafajshëm. Iu kundërvumë prokurorisë? Nëse do të kishte ndodhur përpara nesh prokurorja do të ishte “lavire bulevardi”. Ne i kemi thënë Tahirit që nuk je këtu më nëse nuk e provon para gjykatës këtë që thua se je i pafajshëm. Ne jemi ndryshe. Saimir Tahiri nuk e ka sot asnjë mbështetje nga kjo qeveri dhe shumicë” – tha Rama.

A kishte një vullnet të qeverisë për të lejuar kultivimin e kanabisit?

“Ajo që ka ndodhur nuk ndodhi befasisht. Ajo ndodhi si rezultat i ecurisë në një luftë. Kjo nuk ishte një histori e parashikueshme si mbjellja e grurit. Kjo ishte në luftë me kultivuesit e kanabisit. Pasi e çrrënjosëm krejtësisht Lazaratin u gjendem para një situate ku nuk patëm kapacitetin të përballojnë atë që ndodhi si kundër-reagim pas asaj që ndodhi në Lazarat. Dhe që nuk reformuam dot policinë” – tha Rama.

Po ai ishte kanabizimi i vendit një nga arsyet e largimit të Saimir Tahirit si ministër?

“Zero. Nuk ndikoi kanabisi për largimin e Tahirit” – përgjigjet Rama. ©LAPSI.al.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *