• |
ide | kryesore

Rikthehet në Tiranë Edi Rama, kryeministri u zhduk para një jave

Lajme, Të fundit



Edi Rama u zhduk papritur nga qarkullimi në datën 21 dhjetor. Hera e fundit që doli në public ishte në një takim me shqiptarët në Neë York, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama. Pastaj humbi, pa lënë gjurmë. Jo vetëm nuk u pa të kthehej në korridoret e kryeministrisë, por nuk doli as në televizor. Madje i rezistoi edhe varësisë nga Facebook dhe Tëitter, duke mos hedhur asnjë rresht për 7 ditë.

Javën e fundit në profilin e Ramës në Facebook ka një postim në video apo foto kartolinash, fiks në orën 08:00 të mëngjesit. Kuptohet që menaxhimi është bërë nga administratorët e profilit ose është programuar më parë.

Vetëm sot Rama është kthyer në Tiranë, kur veprimi i parë që ka bërë, ka kapur celularin dhe ka njoftuar një intervistë në Top Story me Sokol Ballën.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ikën fshehurazi jetës prej kryeministri. Pak muaj më parë ai u fotografua në një aeroport të Hollandës i pashoqëruar nga askush tjetër duke udhëtuar vetëm në një takim të panjoftuar dhe për të cilin ende nuk dihet asgjë.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Ju te lapsit jeni interesante, KM ka shume pune per te bere ju thoni u zhduk. Kushedi se sa takime te rendesishme ka patur, ku mund t’i bjere ndermend per Shqiperine?

  2. Pasaj KM mund te jete pjese e Grupit te Bilderbergut. Ne kete grup dihet bejne pjese pasaniket dhe ekonomistet me te medhenj te globit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *