• |
ide | kryesore

Thirrjet për Fan Nolin në 1992, prifti Pirro i shpjegon me padijen dhe racizmin (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ditët e fundit, në mediat online qarkulloi një video e vitit 1992, kur Anastasi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në video dëgjohen thirrjet në kor të besimtarëve ortodoksë për Fan Nolin dhe Papa Kristo Negovanin.
Thirrjet u komentuan nga prifti Pirro, ish Sekretar i Lidhjes së Intelektualëve Ortodokë Shqiptarë në një bisedë mediatike, ku flitej për nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos.
“Edhe ato që thërrisnin “Noli Noli” aty e kishin nga padija dhe nga racizmi” u shpreh prifti Pirro, pa qartësuar se pse një grup besimtarësh në kishë, mund të etiketohen të paditur dhe racistë sepse thërrasin emrin e Fan Nolit dhe të Papa Kristo Negovanit.
Më tej në bisedë, prifti vlerësoi vendimin e presidentit që i dha nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos.
“Prania e kryepeshkopit Anastas është një nder i madh dhe një shpresë e madhe e ecjes përpara të komunitetit ortodoks dhe një shenjë e mirë për t’u afruar me Europën” u shpreh prifti Pirro.

Video e vitit 1992 tregon atmosferën konfliktuale në të cilën u zgjodh Anastasi në krye të KOASH, ku veç thirrjeve për Fan Nolin, besimtarët ortodoksë këndojnë edhe këngën “Për mëmëdhenë”. Shiheni më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=c-155gEfJrE&feature=youtu.be



2 Comments

  1. jepu rames e metes lek,kanabis e kokain dhe ta shesin nenen pa nji pa dy e lere shqiperin.dy hajnat me te mdhenj ne vot jan keta.

  2. Injoranca fetare sot i nxjerr keta shqiptare ” ortodokse” outside me deklaratat e fundit te Kryepeshopit Anastas. Autoqefale Fan Noli, autoqefale dhe kryepeshkopi Anastas. Muslimanet le te vendosin per gjuhen arabe qe na cmend me ndotje akustike dita dites nga atorpalantet e xhamive me kaseta arabe. Lerini ortodokset te vendosin vete per lideret dhe besimin e tyre. Ortodokset shqiptare dhe mbare rajoni ballkanik i kane syte nga Brukseli ortodoks, ndersa muslimanet nga arabia dhe turkia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *