• |
ide | kryesore

Deputeti i LSI mohon vjedhjen në Itali dhe ndryshimin e emrit

Lajme, Të fundit



Deputeti i LSI, Gledion Rehovica, që sipas prokurorisë njihet në Itali me emrin Kusta Mina, mohoi çdo akuzë që i bëhet se është hetuar, gjykuar apo dënuar në shtetin fqinj. Në një status në rrjetet sociale, Rehovica i quan shpifje ato që shkruhen për të në media, megjithatë nuk jep asnjë detaj se pse italianët thonë se është raportuar për vjedhje dhe nëse ka përdorur ndonjëherë emrin Kusta Mina.

“Ka dy vjet që fryhet dhe mbarset opinion publik me shpifje nga më banalet të ushqyera nga media, politika dhe deri te institucionet publike të pavarura. Deri tani i kam toleruar dhe justifikuar ndaj vetes dhe familjes që janë të ushqyera politikisht. Sot, jemi në një rast ku po gjykohem dhe kryqëzohem për një vepër jo të kryer. Lehtësisht dhe botërisht e provuar se nuk ka pasur asnjë rast për t’u hetuar, gjykuar apo marrë masë brenda dhe jashtë territorit ndaj meje, gjë të cilën e vërtetoj me dokumente dhe dëshmi të lëshuara nga gjykata, prokuroria dhe policia e shtetit italian” shkruan Rehovica, i cili premton se do t’i kundërpërgjigjet akuzave, por ende nuk ka sqaruar përse italianët thonë se është raportuar për vjedhje dhe nëse ka përdorur ndonjëherë emrin Kusta Mina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *