• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ Naftëtarët presin pagat para bankomatit, por llogaritë janë bosh

Lajme, Të fundit



Atyre iu premtua se pagat e papaguara të 3 muajve do të derdheshin në llogaritë e tyre përpara orës 13.00 të së premtes. Në foto janë naftëtarët e Ballshit dhe Fierit të rafinerisë Armo që ndonëse ka kaluar mbrëmja presin në radhë para bankomatit për të tërhequr paratë.

“Drama e naftëtarëve vazhdon. Sot gjatë gjithë ditës ata janë duke pritur pagat te bankomati por deri tani llogarite e tyre janë bosh” – shkruan “Nisma Thurje” në Facebook duke publikuar këtë foto. Ata u nisën në këmbë nga Fieri drejt Tiranës dhe protestuan para ministrisë së Energjisë ku edhe morën premtimin për pagat. Burime të Lapsi.al thanë se janë derdhur pagat për një pjesë të naftëtarëve, por pjesa më e madhe është ende në pritje. . ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *