• |
ide | kryesore

Grabitet banka e “BKT” në Laç, 100 metra larg komisariatit (Foto)

Lajme, Të fundit



Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur bankën e “BKT” në Laç e cila ndodhej 100 metra larg komisariatit të policisë. Dyshohet se autor të grabitjes kanë qënë 2 persona të cilët janë futur nga dera kryesore e bankës pasi nuk ishte mbyllur akoma. Policia ndodhet në vendngjarje por ende nuk është bërë e ditur shuma e parave të grabitura.

Policia raporton se grabitja ndodhi rreth orës 16:36. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i nje Banke te Nivelit të Dytë.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar tek Banka, ku kanë konstatuar se:

Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar.

Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *