• |
ide | kryesore

Kush është prokurori që do drejtojë organin e akuzës për Tiranën

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja Arta Marku emëroi Dritan Rreshkëm në krye të Prokurorisë së Tiranës. Rreshka është diplomuar në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.
Në vitin 2012 ka përfunduar studimet Master në të Drejtë Penale në po të njëjtin universitet.
Në periudhën 2001- 2004 ka ndjekur studimet në Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin “Magjistrat Prokuror”.
Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, në periudhën 2003 – 2009 ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në qershor të vitit 2009 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, detyrë të cilën e ka kryer deri në muajin shkurt 2010.
Në muajin Mars 2010 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, funksion të cilin e ka ushtruar deri në janar të vitit 2013.
Prej muajit janar të këtij viti ai është zëvendës-drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Prej disa vitesh është ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çështjet e që lidhen me pastrimin e parave.
Është certifikuar nga Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Gjyqësore, në Departamentin e Drejtësisë SHBA si trajner për aftësitë e prezantimit të çështjes në gjyq, duke marre pjesë me cilësinë e ekspertit në trajnimin e studentëve magjistratë për sa i përket kësaj fushe. Ka kontribuar në hartimin e tekstit “Manual për hetimin e krimit financiar” botuar në vitin 2010 me mbështetjen e projektit OPDAT.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *