• |
ide | kryesore

PD akuza Edi Ramës: Shkarkove prokuroren për Aqif Rakipin!

Lajme, Të fundit



Opozita sheh të njëjtin efekt që vazhdon të veprojë pas kthimit të pasaportës për Saimir Tahirin edhe në lëvizjet në prokurori. Në një reagim për mediat, kryeministri akuzohet direkt për shkarkimin e Rovena Gashit nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
“Kryeprokurori Edi Rama shkarkoi drejtuesen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dy ditë pasi, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, zonja Gashi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi.
Shkarkimi i prokurores Rovena Gashi, e cila e drejtoi Sektorin e Dekriminalizimit që në krijimin e tij, është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi” thuhet në njoftim.
Me këtë që po ndodh në prokurori është rrëzuar përfundimisht teoria e socialistëve që kur zgjodhën Arta Markun thanë se ajo nuk kishte asnjë kompetencë.
“10 ditë pas emërimit politik të Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje të hapur me Kushtetutën, u faktua mashtrimi i madh i Edi Ramës, argumenti kryesor i të cilit ishte se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve.
Skema e Edi Ramës në mbrojtje të aleatëve të tij kriminelë është e qartë.
Kur drejtësia kërkon arrestimin e Saimir Tahirit, Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin” thuhet në njoftim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *