• |
ide | kryesore

Video e “monstrës” në Liqenin e Pogradecit bën xhiron e botës

Lapsi Leaks



Video e filmuar në Pogradec, ku duket sikur një krijesë e çuditshme zhytet ngadalë në ujë ka bërë xhiron e mediave botërore. “Monstra e Lok- Nis me pushime në Liqenin e Prespës në Pogradec” shkruajnë mediat e huaja. Ajo që duket në video krijon habi me ngjashmërinë që ka me krijesën e gojëdhënave skoceze “Nesin”.

Gjithsesi video ka marrë klikime pa fund, ndërsa mediat angleze kanë intervistuar një profesor gjeografie, Sima Jonosk që ka zhvilluar një ekspeditë në Liqenin e Prespës.

Ai tregon se kjo krijesë mund të jetë një lloj peshku i madh që rritet në liqen dhe që nuk është hera e parë që dallohet nga njerëzit. “Më kujtohet kur një anije u mbyt në Shqipëri, pranë Maligradit, shumë fëmijë u mbytën në Liqenin e Prespës. “Pastaj kuptova se zhytësit që kërkonin për ta panë mustak të madh.

“Ata ishin aq të frikësuar sa ndaluan kërkimet. Mendoj se ishte një nga ato mustaqe që peshkatarët grekë e panë”.  Gjithsesi, tregon ai kjo nuk është hera e parë që në Liqenin e Prespës ndodhin gjëra të çuditshme.

https://www.youtube.com/watch?v=Ws1qqqQHILA&feature=youtu.be



3 Comments

  1. Kush ka qene ai injorant qe ngaterron liqenin e Ohrit me ate te Pogradecit? Pra ku eshte pare monstra? Ne Oher apo Prespe? ne se ne Prespe eshte prane Liqenasit, Korce.

  2. Injoranca s’ka brirë, o LAPSI.al, mirë të huajt që nuk e dinë ku ndodhet liqeni i Prespës dhe ku ai i Ohrit, po ju a mund të na thoni, ku është parë “monstra” ?????!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *