• |
ide | kryesore

Zbuloi të shkuarën e Aqif Rakipit, shkarkohet prokurorja Rovena Gashi

Kryesore



Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku shkarkoi nga detyra shefen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, Rovena Gashin. Vendimi u mor menjëherë pas takimit me fatmir Xhafajn në prokurori. Gashi mbante edhe postin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe është shkarkuar edhe nga ky funksion, duke kaluar si prokurore e thjeshtë.

Dy ditë më parë, Rovena Gashi çoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dosjet me të kaluarën e dy deputetëve, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rehovica i LSI, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të tyre. Të dy deputetët ishin ndaluar në Itali për vjedhje dhe kishin deklaruar emra të tjerë.

Rovena Gashi e ka drejtuar Sektorin e Dekriminalizimit qw prej krijimit tw kwsaj strukture

Aqif Rakipi njihet si mik personal i kryeministrit Rama dhe është zgjedhur në Peqin, ndërsa deputetët e PDIU janë bashkangjitur në parlament Partisë Socialiste duke e çuar mazhorancën në 78 vota. Arta Marku u zgjodh në parlament si kryeprokrore e përkohshme për shkak të bllokimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Socialistët thanë se ajo do të qëndrojnë në detyrë afërsisht një muaj dhe nuk do të ndikojë në asnjë dosje. Në vend të Rovena Gashit, shef i Sektorit të Dekriminalizimit është emëruar Arqile Koça.

Rovena Gashi është një ndër prokuroret që i është refuzuar viza nga ambasada ameriakane në Tiranë. Ajo si një prej bashkëpunëtoreve të afërta të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe prej vitesh i ishte besuar detyra e drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe struktura e posacme në prokurori për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Bashkë me Rovena Gashin, ambasada amerikane i ka refuzuar vizën edhe shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike.©Lapsi.al



10 Comments

  1. PO PSE U KUJTUA KJO PROKURORE BUKUROSHE E ADRIATIK LLALLES PER QIFEN E EDVINIT KUR I ERDHI “VEZA TEK BYTHA”?

    Po pse me ambasaden amerikane do te krruhet kjo bukuroshe qe i shkruan letra proteste mallengjyese Like Floririt per refuzimin e vizes nga ambasada e Lu-se si nje budallaqe adoleshente.

  2. Masha e pushtetit po e tregon vete “mashe” Kush nuk e di kuptimin ta gjeje ne gegnishten e Arta Markut. Nuk kisha asnje iluzion. S’ka kala qe nuk marrin…. :mashat”

  3. Por mor Andi i thuaj Yllit qe te terheqe cmimin si moderatori i medias dhe t’ja jape Rvenes si Prokurorja e vitit! O Shqiperi! O media Shqiptare! Ylli Rakipi moderatori i Vitit?! Por ne qe e njohim Rakipin prej kohesh? Si mendojme? Hajduti dhe poshtersia e vitit 2017?! Po! Pse nuk e pyesni Yllin qe i ndroi Televizionet nga Klan tek Ora dhe tani News 24! Ku igjeti parate?Kujtoj gazeten Albania dhe cfare beri Ylli me Berishen dhe Bukoshin! Kush e sponzorizon? Kush i lidhi Te TRE? E shume pyetje te tjera dhe pastaj vleresoheni ! Prandaj Shqiperia eshte ne agoni se poshtersia dhe mercenarizmi meren si “vlera”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *