• |
ide | kryesore

Dekriminalizimi, shpëton pa u dënuar ish deputeti i PS Armando Prenga

Lajme, Të fundit



Verifikimi nga Sektori i Dekriminalizimit në prokurori nxorri në pah dënimet e vjetra të Armando Prengës, të cilat më herët ishin mbajtur të fshehta nga deputeti socialist. Në fillim i dolën disa dënime për vjedhje banesash dhe falsifikime në Itali, më pas një tjetër për falsifikim dokumentash në Kurbin. Dënimet prezantuan Armando Prengën e vërtetë, që ishte njohur për disa sherre me grushta në parlament dhe më pas u përfshi në një përplasje me armë për Luginën e Patokut.

Dënimet e gjykatës së Kurbinit dhe ato të Italisë nuk ishin përmendur nga deputeti në formularin e dekriminalizimit dhe për këtë prokuroria kërkoi 6 muaj burg. Por ashtu si për përplasjen me armë për Luginën e Patokut, Prenga doli i pastër edhe për fshehjen e dënimeve të mëparshme në Itali. Gjykata e Kurbinit pushoi çështjen ndaj ish-deputetit, duke e shpallur të pafajshëm.

Kur dorëzoi mandatin e deputetit Armando Prenga premtoi se nuk do të rikthehej më në parlament. Por tani që Gjykata e shpalli të pafajshëm dhe Sektori i Dekriminalizimit në prokurori ka ndryshuar, ai ka gjithë të drejtën t’i kërkojë Edi Ramës një shans tjetër për t’u rikthyer si përfaqësues i popullit në parlament, mandatin tjetër.©Lapsi.al



1 Comment

  1. nuk ka bir selmani qe denon krymbat e qenefit negjmije ku ka dhjer stalin rama,tahiri,frroka,ndoka,rosha,dosha etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *