• |
ide | kryesore

Ende pa autorë grabitja e bankës në Laç (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Kanë kaluar mbi 12 orë nga grabitja e bankës në qytetin e Lacit, por autorët janë ende të lirë. Pamjet e grabtitjes u bënë publike nga qytetarët aty pranë që e kishin parë të gjithë skenen se si u grabit banka BKT. Lapsi.al solli një video ekskluzive teksa tre grabitësit po dilnin nga banka. Ata kishin hyrë nga dera kryesore, xhamin e së cilës e thyen me hekur, ndërkohë që brenda bankës ishte stafi duke kryer veprimet e mbylljes. Policia ngriti postblloqe të shumta në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, por deri më tani s’ka asnjë të ndaluar. Nuk bëhet publike as shuma e parave që u grabitën. E gjithë ngjarja ndodhi në pak minuta dhe fare pranë komisariatit të policisë së Lacit. Grupi hetimor është duke parë pamjet e kamerave të sigurisë, në përpjekje për të identifikuar autorët e grabitjes.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *