• |
ide | kryesore

Gjykata italiane i rikthen pasurinë 13 milionë dollarë biznesmenit shqiptar

Lajme, Të fundit



Gjykata e Kasacionit në Itali ka vendosur anulimin e sekuestros së pasurisë për biznesmenin shqiptar Gëzim Sallaku, i akuzuar atje për pastrim parash.  Mediat italiane shkruajnë sot se gjykata ka vendosur të pezullojë sekuestron për pasurinë e tij prej 13 milionë euroshe, ku përfshihen edhe aksionet në klubin e futbollit Darfio.

Kujtojmë se Sallaku është president i këtij klubi e pronar i disa lokaleve dhe hoteleve në Brescia të Italisë.
Ai u arrestua në fillim të 2017-ës bashkë me vëllezërit Saimir dhe Isuf dhe po hetohej në gjendje të lirë. Vetëm tre ditë më parë, siç shkruajnë mediat italiane biznesmeni është njohur me vendimin e gjykatës që i kthen atij pronat dhe asetet e sekuestruara. Përmes avokatit të tij, Gezim Sallakut u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës.



1 Comment

  1. Po çpronar o aman …. mos u tallni me lajme te tilla ….. ne Itali shqiptaret vetem pjatat, halet dhe mensat pastrojne …. si mund te behen meleona duke bere skllavin …..?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *