• |
ide | kryesore

SHBA paralajmëron Kosovën: Larg duart nga Gjykata Speciale!

Kryesore



Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë një paralajmërim të fortë politikanëve në Kosovë, për tentativën e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Kësaj radhe reagimi nuk ka ardhur përmes ambasadës amerikane në Prishtinë, por përmes Departamentit të Shtetit. Në një deklaratë të publikuar në faqen e DASH, ndër të tjera shkruhet:

“Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës dhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të dëshpëruara nga përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, gjykatë e themeluar për të dëgjuar dyshimet për krime kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera serioze të bëra gjatë vitit 1998-2000″, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej DASH i kujton liderëve të Kosovës atë çfarë ka thënë sekretari amerikan i shtetit, se në Ballkan s’ka mbaruar ende kërkesa për drejtësi.

“Ne duartrokitem guximin moral te liderëve politikë të Kosovës kur e miratuan ligjin dhe e amendamentuan atë në Kushtetutë më 2015, kur edhe u themelua gjykata. Tani ne fuqishëm u bëjmë thirrje liderëve aktualë dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës se Kosovës që të mos e prishin këtë arritje duke shfuqizuar gjykaten, tani apo në të ardhmen”, thuhet në paralajmërimin e SHBA-së.

Ky është reagimi më i ashpër deri më tani i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër klasës politike në Kosovë, e cila është në një lloj konsensusi të heshtur për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Presidenti Hashim Thaçi ka dalë kundër kësaj gjykate, duke përkrahur iniciativën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar ligjin në Kuvend.  Sipas tij Gjykata Speciale është një padrejtësi historike ndaj Kosovës. Qëndrimi i tij mbështetet edhe prej Kadri Veselit, Isa Mustafës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt, si dhe politikanëve të tjerë.

Përpjekja për ta shfuqizuar ligjin e Speciale, dështoi për dy herë në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit të deputetëve. Ky zhvillim ka alarmuar ndërkombëtarët, me insistimin e të cilëve është ngritur Gjykata Speciale, e cila do të hetojë për krime të luftës gjatë vitetve 1998-2000.  Mbetet për t’u parë në fund të muajit janar se çfarë do të bëjë klasa politike në Kosovë. Nëse shfuqizohet ligji për Specialen, Kosova pritet të ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm që pas shpalljes së pavarësisë.

©LAPSI.al 



2 Comments

  1. per 100vite populli shqiptare nuk eshte pyetur per asgje eshte coptuar ,ndare ne pes shtete instaluar politika dhe sisteme qe nuk jan pyetur ,eshte injoruar varferuar shkatrruar dhe ka nje kosto te larte mbi supet ,mos valle erdhi koha qe ky komb rreth 15 milion banoresh te mblillet nxjerr perfaqesuesit e vet dhe ne unitet mendimi dhe veprimi te jape mendimin unik rreth fatit te vet,te beje vete organizimin e jetes dhe zgjell vet ne menyre te lire per cdo ceshtje ,duke mos e bere trojet shqiptare as shesh lufte dhe as shesh pazaresh por nje shesh i hapur per dobi per te gjith dhe mbyllur per deme ,padrejtesit padrejtesit e tejzgjatura po eklipson nje komb ,te shperndare te behet unik ,ti dal perzot vetes perball padrejtesive dhe korrupsionit te organizuar ndaj nesh qe na rrethon ,duke e ndare mikun nga armikun tralltarin nga atdhetarin te drejtin nga i korruptuari padrejtesin nga drejtesia ,nuk funksionon pafundesisht ideja se populli zoterohet duke zoteruar pegjegjesit [ulleheqesit e tije]por populli zoterohet me drejtesi hak vlera virtyt ,keto jane pasaporta per ne xhdo zemer ,un nuk kam gje te thekesuar me asnje ne vecanti ,por ,duke pare per 100vite cfar ka ndollur me ne dhe kostot qe kemi mbi shpine ,ku padrejtesia nuk ndalet ndaj nesh vecse kostot e saje po i shtohen cdo dite cdo shqiptari ,kjo pacmangeshem eklipson ,mendimin dhe rragimin unik per te mbrojtur nderin pronen jeten ,cdo shqiptare kudo qe te jete ne menyre te ndersjellte kete e bene kushdo,dhe kjo ben ndarjen nga korrupsioni padrejtesia ,keshtu po duket fundi levizjeve kur liderit shqiptare akuzohen se ndollen ne korrupsion dhe u behet presion per pazare ,interesa ku mos pranimi i ven perball ligjit , ,kjo mund te ndollin per nje grup njerzish por jo per rreth 15 milion banore te pafajshem ,te orientohen sipas interesit te askujt vec te drejtes qe u takon ,ky eshte mendimi im mbi tragjikomedin 100vjecare te kombit shqiptare ,e lidhur zinxhire qe nga dita qe u coptua pa u ndalur por duke u shtuar padrejtesia ndaj tije hap pas hapi deri ne kete momentun ende spo e kuptoj kush jane miqet e shqiptareve perderi sa te drejtat tona nuk perfillen ,nuk mbrohen dhe nuk jepen po flas me frymen e fundit mbasi ndollem vetem me cilesin e fjales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *