• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Milot-Rubik, vdes 50-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Rubik. Policia thotë se ka humbur jetën 50-vjeçari me inicialet V. V., këmbësor, banues në Fushë Dibër. Policia ka shoqëruar shoferin.

Njoftimi i plotë për ngjarjen:

Më datë 31.12.2017, rreth orës 18:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident. Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G. T., 28 vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje shtetasin (këmbësor) V. V., 50 vjeç, banues në Fushë-Diber.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *