• |
ide | kryesore

Apple ulje drastike të çmimit të baterive të Iphone-ëve, kërkon falje për ngadalësimin e sistemit

Lapsi Leaks



Pas daljes së lajmit se Apple kishte ngadalësuar sistemin e disa modeleve të vjetra të Iphone, kompania ka kërkuar falje për të gjithë klientët e saj. Shpjegimi i Apple ishte se sistemi i këtyre celularëve ishte ngadalësuar për të zgjatur jetën e baterive, që konsumoheshin më shpejt për shkak të përdorimit. Pas kësaj, kompania vendosi të ulë në mënyrë drastike çmimin e baterive të Iphone.
Çmimi ulet për modelet e vjetra të celularëve, të cilat më parë prekeshin nga vendimi për t’u ngadalësuar funksionimin. Në një deklaratë në faqen zytare, Apple njoftoi se do të ulë çmimin nga 79 dollarë, në 29 dollarë në SHBA.
Ulja e çmimit do të prekë vetëm bateritë për modelet e vjetra të Iphone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *