• |
ide | kryesore

Digjet makina e drejtorit të Shërbimit të Provës në Vlorë 

Lajme, Të fundit



Një 30-vjecari, me detyrë Drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë i kanë djegur makinën mëngjesin e sotëm rreth orës 01:35, teksa ajo ka qenë e parkuar.

Policia bën me dije se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak:

Më datë 31.12.2017, rreth orës 01:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ‘’Isa Boletini’’ ka marrë flakë duke qënë i parkuar automjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit T.K., 30 vjeç, (Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë).

Prej flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime pjesërisht në pjesën e përparme.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *