• |
ide | kryesore

“Do të të zhduk…”, 40 vjeçari bën për spital gruan

Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane sot në Castello pasi kishte rrahur keq gruan e tij. Ajo iu nënshtrua një operacioni në spital. Teksa shqitpari L.A. po merret në pyetje nga policia, bashkëshortja e tij ka rrëfyer për policinë kalvarin e dhunës nga i arrestuari.

Ajo është shprehur se i shoqi ai e ka shfaqur anën e tij të dhunshme shumë herët, që nga nisja e bashkëjetesës.

Një nga rastet flagrante, sipas saj, ka qenë kur ajo guxoi të fliste me meshkuj të tjerë. Burri e masakroi aq keq, sa ajo qëndroi për 40 ditë e shtruar në spital.

Por ajo e fali. Ai nuk hoqi dorë dhe vazhdoi sërish avazin. Së fundi e bëri prapë për spital, por këtë herë duke e kërcënuar se do ta zhdukte fare, do ta vriste.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *