• |
ide | kryesore

I digjet makina, shefi i Shërbimit të Provës në Vlorë përgënjeshtron policinë

Lajme, Të fundit



Drejtori i Shërbimit të Provës në Vlorë, Taulant Korkaj, të cilit persona ende të paidentifikuar i dogjën makinën në orët e para të mëngjesit të sotëm, deklaroi se nuk ka konflikte me askënd. Policia njoftoi më parë se ka dyshime që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.

Korkaj pohon se është e papranueshme dhe absurde që ky incident me makinën të kategorizohet si sulm ndaj tij.

Reagimi:
Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë!
Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.
Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.
Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qenë kurrë e nevojshme.
Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht apsurd dhe i papranueshëm.
Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion.
Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!



1 Comment

  1. kriminelet e rames ,ruqit,tahirit e xhafes nuk i len as te flasin krymbat e tyre edhe po i vrave e lere te ja djegin makinen.kur te kap kokaina e kanabisi ta zem anonimus e rama mutit qe i jep meta,frroka,balili etj i thon mjalt,siq i than avionit mushkonj.i jan dorzuar kokaines ter shteti shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *